Pediatri

mar62019

Ankthi dhe depresioni. Pak vlerësohen ndërhyrjet pa ndihmën e profesionistëve

Sipas një rishikimi të literaturës, që është publikuar në "Lancet Psychiatry", efikasiteti i pjesës më të madhe të ndërhyrjeve vetëkuruese për ankthin dhe depresionin që sugjerohen te fëmijët dhe te të rinjtë, në të vërtetë nuk është vlerësuar.

"Në rishikimin tonë kemi gjetur mbi 100 strategji të ndryshme vetëkuruese që janë sinjalizuar potencialisht të dobishme për fëmijët dhe të rinjtë me ankth ose depresion, por kemi qenë në gjendje të identifikojmë vetëm disa me efikasitet të provuar sepse pjesa më e madhe e kërkimeve përqendrohet në trajtimet e ndërmjetësuara nga profesionistët", shpjegon Miranda Wolpert (Kolegji Universitar, Londër), autore kryesore e studimit.

Sipas Wolpert-it, çfarëdolloj përmirësimi që nuk lidhet me një ndërhyrje profesionale, në fakt, ka prirje të përkufizohet si spontane dhe jo si fryt i një përpjekjeje apo i qasjes së trajtimeve që, në të vërtetë, mund të kenë kontribuar në këtë përmirësim. Nëse deri në 48% e personave me depresion tregon një përmirësim me strategji të tilla, është e rëndësishme të kuptojmë më mirë atë që i ka ndihmuar këta individë dhe se si këto trajtime mund të zbatohen te të tjerët.

Kërkuesit kanë identifikuar 103 trajtime të ndryshme të pandërmjetësuara profesionalisht për trajtimin e depresionit te fëmijët dhe të rinjtë, që janë publikuar nga viti 2000, deri në vitin 2018. Në total, 38 studime kanë përmbushur kriteret e përfshirjes: 16 mbi trajtimet konjitivo-të sjelljes, 10 mbi ushtrimet fizike, 5 mbi fototerapinë, 3 mbi integratorët ushqimorë, 2 mbi masazhin dhe 1 mbi mbështetjen e mendimeve online dhe mbi kontaktin me një qen.

Kështu, autorët kanë gjetur tre prova në mbështetje të fototerapisë për depresionin sezonal dhe prova që kanë treguar se ndërhyrjet dixhitale të bazuara në modifikimin e çrregullimit të vëmendjes nuk janë efikase. Provat që lidhen me ushtrimin fizik për depresionin, në fakt, ishin të përziera. Kërkuesit nënvizojnë se modaliteti i tyre i kërkimit, për fat të keq, ka përjashtuar disa ndërhyrje që lidhen me stilin e jetës, si: ushtrimet fizike, kujdesi në ushqyerje dhe masazhet, për të cilat janë të disponueshme prova gjithnjë e më të forta të efikasitetit në mirëmbajtjen e mirëqenies e shëndetit mendor dhe që mund të jenë të dobishme te personat me probleme emergjente të shëndetit mendor.


Lancet Psychiatry 2018. Doi: 10.1016/S2215-0366(18)30465-6
https://www.thelancet.com/journals/lanpsy/article/PIIS2215-0366(18)30465-6/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>