Pediatri

mar202019

Pothuajse gjysma e tumoreve infantile, nuk diagnostikohet

Në të gjithë botën, pothuajse gjysma e kancereve të fëmijëve nuk diagnostikohen, sipas një studimi të publikuar në "Lancet Oncology". Kërkimi ka zbuluar se në vitin 2015 ishin 397.000 raste të kancerit të fëmijëve, por vetëm 224.000 ishin diagnostikuar.

"Modeli ynë sugjeron se pothuajse një fëmijë nga dy me kancer, patologjia e tij nuk njihet dhe mund të vdesë pa trajtim", thotë Zachary Ward, nga Universiteti i Harvardit, autor kryesor i studimit. "Janë të nevojshme vlerësime të kujdesshme të incidencës së kancerit të fëmijëve për të menaxhuar sa më mirë politikat shëndetësore, por shumë vende nuk kanë regjistra të kancerit që kuantifikojnë këtë incidencë dhe ato vende që i kanë, mund ta nënvlerësojnë një patologji të tillë", vijon ai.

Për këtë studim, kërkuesit kanë zhvilluar një model që simulon incidencën e kancerit të fëmijëve në 200 vende dhe territore në të gjithë botën, duke përfshirë të dhënat e regjistrave të tumoreve në vendet në të cilat ato ekzistojnë. Përveç kësaj, kanë marrë në konsideratë tendencat në rritjen e popullsisë dhe në urbanizim, variacionin gjeografik të incidencës së kancerit dhe barrierat e sistemit shëndetësor që kontribuojnë në nëndiagnostikim. Në bazë të analizës së të dhënave, prevalenca e rasteve të kancerit të padiagnostikuar ndryshon gjerësisht ndërmjet rajoneve, nga 3% në Evropën Perëndimore dhe në Amerikën Veriore, deri në 57% në Afrikën Perëndimore, duke kaluar në 49%, në Azinë Jugore. Ekspertët nënvizojnë se 92% e rasteve të reja me kancer verifikohen në vendet me paga të ulëta dhe mesatare, një përqindje më e madhe nga sa mendohej më parë dhe shpresojnë që zbulimet e tyre do të ndihmojnë sistemet shëndetësore që të krijojnë politika të reja për të përmirësuar diagnozën dhe për të menaxhuar tumoret e fëmijëve.

"Sistemet shëndetësore në vendet me pagë të ulët dhe mesatare nuk arrijnë të përmbushin qartësisht nevojat e fëmijëve të sëmurë nga kanceri. Mbulimi shëndetësor universal, një objektiv i zhvillimit të qëndrueshëm në Kombet e Bashkuara, duhet ta bëjë kancerin te fëmijët një prioritet, në mënyrë që të parandalohen vdekjet e kota", shpjegon Rifat Atun, gjithnjë nga Universiteti i Harvardit, autor kryesor i studimit. Për fat të keq, nëse sistemet shëndetësore të të gjithë botës nuk do të përmirësoheshin, kërkuesit vlerësojnë se 2,9 milionë nga 6,7 milionë raste të kancerit të fëmijëve që janë vlerësuar në kërkimin e tyre, nuk do të mund të diagnostikoheshin nga viti 2015 deri në vitin 2030.


Lancet Oncology 2019. Doi: 10.1016/S1470-2045(18)30909-4
https://www.thelancet.com/journals/lanonc/article/PIIS1470-2045(18)30909-4/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>