Pediatri

pri242019

Tonsilektomia. Përditësohen udhëzimet mbi praktikën klinike. Ja, të rejat!

Fëmijët që i nënshtrohen tonsilektomisë, nuk duhet të marrin antibiotikë në periudhën para operatore dhe nuk duhet të trajtohen me kodeinë, por të marrin një dozë të vetme intraoperatore deksametazoni në rrugë intravenoze. Këto janë udhëzimet e përditësuara mbi praktikën klinike të tonsilektomisë pediatrike nga Akademia Amerikane e Otorinolaringologjisë, Fondacioni i Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës.

"Këto udhëzime theksojnë edukimin, konsulencën dhe menaxhimin e dhimbjes për fëmijët që i nënshtrohen tonsilektomisë", thotë Ron Mitchell (Qendra Shëndetësore e Fëmijëve e Universitetit Jugperëndimor, në Teksas). Grupi i punës ka përmbledhur në udhëzimet për praktikën klinike, 26 rishikime të reja sistemike dhe 13 studime të reja, të kontrolluara, me përzgjedhje rastësore. Mes ndryshimeve, krahasuar me versionin origjinal, ka një rekomandim të fuqishëm për vigjilencën që duhet treguar ndaj fëmijëve me infeksione të përsëritura të fytit.

Në detaje, grupi thotë se për të rekomanduar tonsilektominë duhet të përballemi me infeksione të përsëritura të fytit, me një frekuencë më së paku prej shtatë episodesh gjatë vitit të fundit ose të paktën pesë episode në vit, për dy vitet e fundit, ose edhe tre episode në vit për tre vjet me radhë. Duhet të jetë i pranishëm edhe një dokumentim i qartë i çdo episodi, bashkë me të paktën një shenjë kuptimplote të sëmundjes (temperaturë, adenopati cervikale, ekstrakt tonsilar ose test pozitiv i streptokokut beta-hemolitik të grupit A).

Te fëmijët që i nënshtrohen tonsilektomisë ka rekomandime të forta që mjekët të administrojnë një dozë të vetme intraoperatore deksametazoni dhe rekomandojnë ibuprofen, paracetamol ose që të dyja për kontrollin e dhimbjes pas ndërhyrjes.
Udhëzimet janë shumë kundër administrimit apo përshkrimit të antibiotikëve në periudhën perioperatore dhe ndaj administrimit ose përshkrimit të kodeinës në çfarëdolloj forme te fëmijët me moshë më të vogël se 12 vjeç.

Shtatë deklarata të reja kanë të bëjnë me polisonografinë, apnenë obstruktive të gjumit, monitorimin spitalor pas tonsilektomisë dhe vlerësimin e rezultatit të gjakderdhjes, si dhe theksohet fuqishëm edukimi i pacientit dhe i kujdestarëve edhe mbi procesin e vendimmarrjes.


Otolaryngology-Head and Neck Surgery 2019. Doi: 10.1177/0194599818801757
https://journals.sagepub.com/doi/10.1177/0194599818801757


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>