nën222019
Sepsisi pediatrik. Një analizë e re i ndihmon ekspertët për ta kuptuar më mirë
Kërkuesit e Spitalit të Fëmijëve në Sinsinati kanë zhvilluar dhe testuar me sukses një analizë të re të shpejtë të gjakut, që mat pesë bioshenjues dhe është në gjendje të parashikojë me kujdes se cilët pacientë janë në rrezik të ulët, mesatar, apo të lartë të vdekjes për shkak të sepsisit.
Analiza, që quhet Persevere, e prezantuar në një artikull në "Science Translational Medicine", u jep mundësi mjekëve të zbulojnë dhe të shtresëzojnë sepsisin në momentet e tij të para.
"Platforma Persevere përqendrohet në shtresimin dhe prognozën, jo në diagnostikim. Pasurimi prognostik është një mjet themelor i mjekësisë së saktësisë, pasi na lejon të parashikojmë rrjedhën e sëmundjes dhe përparimin e individëve dhe të personalizojmë trajtimin për grupe të ndryshme pacientësh dhe individësh", thotë Hector Wong, autori kryesor i studimit.
Një tjetër avantazh i platformës së analizës është fakti që u ofron kërkuesve të dhëna të rëndësishme për të studiuar mekanizmat biologjikë në bazë të sepsisit dhe se si mund të frenohet me qasje të reja terapeutike.
Në këtë studim, kërkuesit kanë përdorur versionin e fundit të Perseveres për të testuar kampionët e gjakut të 461 fëmijëve me sepsis dhe kanë përdorur më tej modele minjsh që imitojnë në mënyrë besnike patologjinë. Natyrisht, duke qenë se analiza nuk është aprovuar ende për përdorim klinik, nuk është përdorur për të ndikuar në vendimet e kurës së pacientit, por vetëm për të vlerësuar saktësinë dhe përdorimin e mundshëm në të ardhmen.
Kështu, ekspertët kanë konfirmuar se pesë bioshenjuesit kanë qenë në gjendje të parashikojnë me saktësi dhe besueshmëri të lartë se cilët pacientë do të zhvillonin raste të rënda të sepsisit. Në modelet e minjve me seps, po ata pesë bioshenjues kanë qenë në gjendje të parashikojnë me saktësi se cilët minj do të ishin në rrezik të ulët dhe të lartë.
Wongu ka ka konfirmuar se është në fazë zhvillimi edhe një version i Perseveres, i destinuar për përdorim te të rriturit dhe se ekipi i kërkimit vazhdon të testojë e të perfeksionojë testin dhe të studiojë të dhënat biologjike të zbuluara deri më tani, për të identifikuar bazat molekulare të shpërthimit të sepsisit dhe për të gjetur trajtime të reja.
Sci Transl Med 2019. Doi: 10.1126/scitranslmed.aax 9000
https://stm.sciencemag.org/content/11/518/eaax9000