Pediatri

qer12020

Udhëzimet mbi imazherinë torakale te fëmijët në rastet e dyshimit për Covid-19

Një dokument ndërkombëtar konsensusi i sapobotuar sapo në "Radiology: Cardiothoracic Imaging" rendit rekomandimet për përdorimin e imazherisë torakale, apo radiografisë (Rx) dhe tomografisë së kompjuterizuar (TC), në menaxhimin e pacientit pediatrik me sëmundjen Covid-19, në varësi të ashpërsisë së sëmundjes dhe disponueshmërisë së burimeve.

"Së pari, duhen marrë në konsideratë rreziqet e mundshme të lidhura me ekzekutimin e imazherisë, ashtu si edhe ekspozimi ndaj Covid-19 i stafit të radiologjisë", thotë bashkautorja Alexandra Foust nga Spitali i Fëmijëve në Boston, duke deklaruar se imazheria torakale përgjithësisht, nuk rekomandohet në ekzaminimin fillestar të fëmijëve simptomatikë ose jo me Covid-19 të dyshuar dhe as në rastet me simptoma të lehta klinike, përveçse në rastet kur fëmija është i rrezikuar nga përparimi i sëmundjes apo përkeqësohet klinikisht.

Në të kundërt, një radiografi torakale fillestare mund të jetë e përshtatshme te pacientët me simptoma të moderuara ose të rënda, pavarësisht nga dyshimi për Covid-19, i ndjekur ndoshta nga një TC torakale, nëse ekzaminimi konsiderohet se ndikon në menaxhimin klinik. "Përsëritja e testit RT-PCR për Covid-19 duhet të merret në konsideratë te fëmijët me simptoma të moderuara deri të rënda, te të cilët të dhënat fillestare laboratorike ishin negative, por me imazheri torakale në përputhje me Covid-19", theksojnë autorët, duke shtuar se imazheria torakale mund të përdoret si hap i parë te të dyshuarit për Covid-19 në mjedise me burime të kufizuara, ku mund të nevojitet një trajtim i shpejtë për të kursyer burime të tjera, siç janë shtretërit spitalorë dhe personeli.

"Ndërsa njohuritë për paraqitjen fillestare dhe evolucionin e pneumonisë Covid-19 te pacientët pediatrikë vazhdojnë të rriten, informacioni dhe rekomandimet e dhëna në këtë dokument mund të rafinohen edhe më tej", përfundon Fousti.


Radiology: Cardiothoracic Imaging 2020. Doi: 10.1148/ryct.2020200214
https://pubs.rsna.org/doi/pdf/10.1148/ryct.2020200214


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>