Pediatri

gus242022

Administrimi i antibiotikëve para operacionit cezarian nuk e rrit rrezikun për astmë dhe ekzemë te fëmijët

Administrimi i antibiotikëve te gratë përpara një operacioni cezarian nuk i rrezikon pasardhësit e tyre për të zhvilluar sëmundje të tilla si astma dhe ekzema gjatë fëmijërisë së hershme, sipas një studimi të botuar në British Medical Journal.

Rekomandimet e bëra nga  Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Përkujdesjes (NICE) thonë se nënave duhet t'i jepen antibiotikë para se ato t'i nënshtrohen një operacioni cezarian. "Udhëzuesi, i përditësuar në vitin 2011, u krijua për të minimizuar rrezikun e infeksionit dhe besohet se nëna përfiton më shumë nga antibiotikët e dhënë pak para operacionit cezarian, sesa nga ata të administruar  pas mbylljes së kordonit umbilikal", shpjegon autorja kryesore e studimit Dana Sumilo, nga Universiteti i Warwickut.

Lindja cezariane është e zakonshme, aq sa një e treta e foshnjave të lindura në Britani lindin me këtë metodë, por për gratë kjo mund të rrisë rrezikun për infeksione dhe për këtë arsye atyre i jepen antibiotikë parandalues.

Nuk ka asnjë dëmtim të njohur shëndetësor të shkaktuar nga këta antibiotikë te foshnjat, por është e qartë se nëse antibiotiku administrohet përpara mbylljes së kordonit të foshnjës, ai do të kalojë placentën dhe mund të ketë një efekt në mikrobiomën intestinale të tij. Studimet e mëparshme kanë identifikuar një lidhje ndërmjet mikrobiomës dhe zhvillimit të sëmundjeve alergjike si p.sh. si ekzema dhe astma.

Për të sqaruar situatën, studiuesit krahasuan rrezikun e sëmundjeve alergjike në pesë vitet e para të jetës pas lindjes te fëmijët e lindur me operacion cezarian, para dhe pas prezantimit të udhëzimeve të NICE-s, në periudhën 2006-2018 në të gjithë Britaninë. Rezultatet sugjerojnë se politika e antibiotikëve parandalues para operacionit cezarian nuk ka asnjë efekt në rrezikun e zhvillimit të patologjive si astma apo ekzema në fëmijërinë e hershme.

"Antibiotikët parandalues janë më të dobishëm për nënën nëse jepen përpara se të kryhet operacioni cezarian. Nuk ka asnjë dëmtim të njohur të këtyre antibiotikëve për foshnjat e lindura me operacion cezarian, dhe rezultatet tona sugjerojnë se nuk ka asnjë efekt në rrezikun e sëmundjeve të tilla si astma dhe ekzema në fëmijërinë e hershme", përfundojnë autorët.

 

BMJ 2022. Doi: 10.1136/bmj-2021-069704


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>