Pediatri

sht142023

Ekzema dhe mikrobioma. Studimi analizon lidhjen te fëmijët e vegjël

Një studim i publikuar në "mSystems", ka arritur në përfundimin se ekziston një lidhje midis mikrobiomës intestinale dhe zhvillimit të ekzemës në fëmijëri.

"Incidenca e ekzemes është po vjen duke u rritur në mënyrë të konsiderueshme dhe studimi ynë tregon se kjo gjendje mund të jetë rezultat i ndryshimeve të padëshiruara të mikrobiomës intestinale. Ne kemi vënë re se viti i parë i jetës mund të jetë një periudhë kritike për ta rikthyer mikrobiomën në gjendje më të përshtatshme", thotë autori kryesor i studimit Paul Chan nga Universiteti i Hong Kongut në Kinë.

Studiuesit analizuan 112 foshnja të lindura në kohë, duke sekuencuar 713 mostra jashtëqitje të mbledhura në nëntë pika kohore nga lindja deri në moshën tre vjeçare, dhe vëzhguan ndryshimet e përbërjes dhe diversitetin alfa dhe beta të mikrobiotës intestinale gjatë tre viteve të para të jetës së foshnjave. Nëpërmjet analizave autorët mundën të identifikonin mënyrën e lindjes, atë të të ushqyerit dhe administrimin e antibiotikëve intrapartum si përcaktuesit kryesorë të mikrobiomës intestinale në fazat e hershme të jetës, me efekte të vazhdueshme deri në 12 muaj, për të treguar se ndryshimet në mikrobiotën intestinale të foshnjave i paraprijnë zhvillimit të ekzemës. Në mënyrë të veçantë, autorët identifikuan një ulje të Bacteroides dhe një pasurim të Clostridium sensu stricto 1 në mikrobiomën intestinale të fëmijëve me ekzemë në moshën një vjeçare. Të njëjtat modele u vunë re edhe te foshnjat e lindura nëpërmjet operacionit cezarian në të njëjtat intervale kohore, duke sugjeruar kështu edhe rolin që luan mikrobioma intestinale në lidhjet e raportuara më parë midis operacionit cezarian dhe rritjes së rrezikut për zhvillimin e ekzemës.

"Ne arritëm të zbulojmë se përmbajtja bakteriale intestinale te fëmijët ndryshon në mënyrë dramatike gjatë tre viteve të para të jetës. Mënyra e lindjes, ajo e  ushqyerjes si dhe përdorimi i antibiotikëve në momentin e lindjes gjithashtu ndikojnë në këto mikroorganizma. Ne kemi vërejtur ndryshime karakteristike në përmbajtjen bakteriale intestinale përpara se fëmijët të shfaqnin shenja të ekzemës, madje edhe te ata të lindur nëpërmjet ndërhyrjes cezariane. Megjithatë, lidhja midis lindjes cezariane dhe ekzemës kërkon studime të mëtejshme për t'u verifikuar", përfundojnë autorët.


mSystems 2023. Doi: 10.1128/msystems.00521-23
http://doi.org/10.1128/msystems.00521-23


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>