Pediatri

sht92022

Sportet në ekip nxisin mirëqenien psiko-emocionale të fëmijëve dhe adoleshentëve

Një studim i kryer në mbi 11,000 fëmijë me moshë nga 9 deri në 13 vjeç dhe i publikuar së fundmi në PLOS One, ka arritur në përfundimin se pjesëmarrja në sportet të cilët zhvillohen në ekip redukton rrezikun e ankthit, depresionit dhe çrregullimeve të tjera të shëndetit mendor.

Për të arritur në këto përfundime Matt Hoffmann nga Universiteti i Kalifornisë dhe kolegët e tij analizuan zakonet sportive të grupit të studimit duke u kërkuar prindërve dhe kujdestarëve të fëmijëve pjesëmarrës të raportojnë mbi aspekte të ndryshme të shëndetit mendor të fëmijëve duke nëpërmjet plotësimit të një formulari të quajtur Child Behavior Checklist. "Qëllimi ishte të kërkohej ndonjë lidhje midis mirëqenies emocionale dhe psikologjike dhe zakoneve sportive të fëmijëve, duke marrë parasysh faktorët e mundshëm ngatërrues si të ardhurat e familjes dhe aktivitetin e përgjithshëm fizik", shkruajnë autorët. Në ekuilibër, rezultatet treguan se pjesëmarrja në sportet të cilat zhvillohen në ekip lidhet drejtpërdrejt me më pak vështirësi të shëndetit mendor, ndërsa pjesëmarrja në sportet individuale e shton këtë rrezik. 

"Të dhënat tona, së bashku me ato nga hulumtimet e mëparshme, sugjerojnë se pjesëmarrja në sportet që zhvillohen në ekip mund të jetë e dobishme për promovimin e shëndetit psiko-emocional të fëmijëve dhe adoleshentëve", komenton Hoffmann, duke shpjeguar se një kufizim i mundshëm i studimit është pyetësori i vetë-plotësuar nga prindërit ose kujdestarët.

"Prindërit që i regjistrojnë fëmijët e tyre në sporte individuale mund të priren të mbivlerësojnë aspektet problematike të sjelljes emocionale dhe të sjelljes së përgjithshme të fëmijëve të tyre.

Nga ana tjetër, është gjithashtu e besueshme se prindërit që regjistrojnë fëmijët e tyre në sportet që zhvillohen në ekip kanë më shumë gjasa t'i shohin ata të ndërveprojnë pozitivisht me bashkëmoshatarët e tyre, duke tentuar kështu të nënvlerësojnë çdo tregues të mundshëm të vështirësisë mendore", thekson studiuesi, duke shpjeguar se hapi tjetër do të jetë kryerja e studimeve për të ekzaminuar lidhjen ndërmjet pjesëmarrjes në sporte dhe shëndetit mendor te të rinjtë që mund të jenë në rrezik më të madh për çrregullime të ekuilibrit psikologjik dhe emocional. 

 

PLOS One 2022. Doi: 10.1371/journal.pone.0268583
http://doi.org/10.1371/journal.pone.0268583


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>