kor262022
Fëmijët dhe mënyra sedentare e jetesës. Covid-i ka reduktuar edhe më shumë aktivitetin fizik
Sipas një rishikimi të literaturës dhe metaanalizës të publikuar në JAMA Pediatrics, fëmijëve dhe adoleshentëve në mbarë botën u është dashur të reduktojnë ndjeshëm aktivitetin e tyre fizik gjatë pandemisë COVID-19.
"Janë marrë masa të shumta distancuese sociale për të reduktuar përhapjen e COVID-19 dhe këto masa mund të kenë ndikuar negativisht në nivelet e aktivitetit fizik të fëmijëve dhe adoleshentëve", shpjegon autori kryesor i studimit Ross Neville (University College Dublin, Irlandë). Për të pasur një pamje më të detajuar të situatës, studiuesit kryen një rishikim sistematik të literaturës për të identifikuar studimet që standardizuan ndryshimet në aktivitetin fizik të fëmijëve dhe adoleshentëve gjatë pandemisë COVID-19. Më pas ata analizuan të dhënat nëpërmjet një metaanalize në janar 2022. Bazuar në 22 studime, ku u përfshinë gjithsej 14,216 pjesëmarrës, u zbulua se përqindja e reduktimit të kohëzgjatjes së angazhimit në aktivitetin fizik ditor të përgjithshëm te fëmijët para deri në periudhën e pandemisë ishte afërsisht 20%.
Ndryshimet ishin më të mëdha për aktivitetet me intensitet të lartë (-32%), të cilat rezultuan në një reduktim 17-minutësh të niveleve të moderuara deri të fuqishme të aktivitetit fizik ditor te fëmijët. Studimet që analizuan fëmijët që jetonin në gjerësi gjeografike më të larta (37%) dhe ata me më shumë kohë ndërmjet vlerësimeve të aktivitetit fizik (25%) treguan reduktime më të mëdha në përpjekjet fizike të fëmijëve.
"Ne zbuluam se fëmijët dhe adoleshentët pësuan reduktime dramatike të aktivitetit fizik gjatë pandemisë COVID-19. Rezultatet tona nënvizojnë nevojën për të siguruar akses të zgjeruar në mbështetje dhe burime të aktivitetit fizik për të garantuar shëndet të mirë, duke përfshirë edhe pikëpamjen sociale për fëmijët dhe adoleshentët gjatë përpjekjeve për t'u rikuperuar nga pandemia", përfundojnë studiuesit.
JAMA Pediatrics 2022. Doi: 10.1001/jamapediatrics.2022.2313
http://doi.org/10.1001/jamapediatrics.2022.2313