Kardiologji

shk42015

Studimi, drithërat integrale efektive edhe ndaj shqetësimeve kardio-vaskulare

Sipas një studimi të publikuar rishtazi në Jama Internal Medicine në kontekstin e një ushqyerje të shëndetshme, të ekuilibruar, konsumi i drithërave integrale lidhet me rënien e vdekshmërisë, kryesisht me shqetësimet kardio-vaskulare. Nga ana tjetër, nuk duket të ketë efekt sa i përket vdekjeve nga kanceri. Studimi u drejtua nga Hongyu Wu i Harvard School of Public Health në Boston, në Shtetet e Bashkuara: "Drithërat janë fara të grurit, thekrës, elbit dhe orizit, të cilat prej shekujsh janë pjesë për e ushqimeve tona", shpjegon Wu. "Në epokën industriale progresi i përpunimit na kanë lejuar të prodhojmë lëndë të ushqyeshme nga drithërat, kryesisht nga endospori i cili është i pasur me  amidon (niseshte)". Krunda dhe embrioni përmbajnë ushqyes të cilët humbasim gjatë përpunimit, dhe rezultatet e shumë studime tregojnë se përdorimi i rregullt i drithërave integrale redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të tjera kronike si diabeti, përveç mundësisë për të patur një peshë trupore të ekuilibruar. "Më pak të njohura dhe jo gjithmonë koherente janë të dhënat mbi vdekshmërinë në lidhje me përdorimin e drithërave integrale", pohon Wu, i cili duke u përpjekur ti përgjigjet kësaj pyetjeje, shqyrtoi dy studime të mëdhenj observues: Nurses' health study (i cili midis 1984 dhe 2010 përfshiu 70000 infermierë) dhe Health professionals follow-up study, i cili ndoqi më shumë se 40000 meshkuj për 15 vite, nga 1986 në 2010ën. Të gjithë pjesëmarrësit , e të dy studimeve, nuk vuanin nga sëmundje kardiovaskulare apo tumorale në momentin e nisjes së studimit. Wu dhe kolegët dokumentuan 26920 vdekje: pasi kishin vlerësuar moshën, duhanpirjen dhe BMI, përdorimi më i shumtë i drithërave integrale rezultoi i lidhur me një numër më të ulët vdekjesh nga problem kardiovaskulare, por jo me rastet e tumoreve. "Këto të dhëna mbështesin rekomandimet aktuale të udhëzuesve dietik jo vetëm për të lehtësuar parandalimin primar dhe sekondar të sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të përmirësuar jetëgjatësinë", përfundojnë autorët.

JAMA Intern Med. Published online January 05, 2015. doi:10.1001/jamainternmed.2014.6283

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>