Kardiologji

mar172015

FDA paralajmëron mbi rreziqet e testosteronit

Sipas një paralajmërimi të dhënë nga FDA (Food and Drug Administration), te burrat të cilët janë në trajtim për nivelet e ulëta të testosteronit me barna me bazë hormonesh mashkullorë, mund të shtohet rreziku për infarkt të miokardit, iktus dhe vdekshmërinë e përgjithshme. Për këtë qëllim Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA i kërkon kompanive prodhuese një ndryshim etikete për të shtuar paralajmërimet kundrejt ketyre rreziqeve dhe për t'i bërë të qarta përdorimet e miratuara të testosteronit.
Masa bazohet te disa studime klinike që tregojnë një lidhje midis terapisë me hormone mashkullore dhe rreziqeve kardiovaskulare. FDA thekson se testosteroni është i miratuar vetëm për trajtimet e kushteve mjeksore që përfshijnë nivele të reduktuara hormonale midis të cilave dëmtime testikulare dhe shqetësime të gjëndrës së hipofizës, ndërsa nuk janë vërtetuar përfitime për uljet më të zakonshme si përshembull në rastin e plakjes. Në këtë rast, duke krahasuar reduktimi hormonal mashkullor me atë femëror të estrogjeneve shpesh flitet për andropauzë edhe pse tek meshkujt nuk do të thotë një ndërprerje totale e testosteronit. Për këtë rast theksohet se në pjesën më të madhe të meshkujve ulja e nivelit të tesosteronit lidhur me rritjen e moshës nuk shkakton shqehtësime domethënëse, ndërsa tek disa të tjerë është e mundur shfaqja e disa simptomave si, nervozizmi, depresioni, reduktimi i dëshirës seksuale dhe nxehtësi e papritur. Sipas ekspertëve amerikanë, testosteroni i përshkruhet shpesh meshkujve në moshë madhore por pa probleme shëndetësore të cilët kanë nivele të ulëta hormonale, për të përmirësuar cilësinë e jetës. Së fundmi recetat e prodhimeve me bazë hormonesh mashkullorë janë rritur ndjeshëm edhe tek subjektet në moshë të re, në mungesë të specifikimeve mjeksore të domosdoshme. Për këtë arsye FDA fton operatorët shëndetësorë të përshkruajnë testosteron vetëm për kushte mjeksore të miratuara nga teste laboratorike duke informuar pacientët për rreziqet e mundshme kardiovaskulare në momentin që do të vendosin llojin e mjekimit. Dhe së fundmi një këshillë për pacientët: kush merr testosteron duhet të kontaktojë menjëherë një mjek sapo të shfaqen simptoma si dhimbje në gjoks, bllokim frymëmarrjeje, dobësi në pjesë të ndryshme të trupit ose vështirësi në të folur.

FDA - Safety Alerts for Human Medical Products


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>