Kardiologji

pri282015

Udhëzimet e reja amerikane mbi hipertensionin tek kardiopatikët

Tre grupe eksperte të "American heart association" e "American college of cardiology" dhe "American society of hypertension" kanë azhornuar tek "Journal of the american college of cardiology" udhëzimet mbi vlerat e presionit të gjakut tek pacientët me sëmundje koronarike (Cad), duke këshilluar që të mbahen nivele më të ulëta se 140/90 mm/Hg tek subjektet me rrezik infarkti dhe iktusi. Udhëzuesit gjithashtu këshillojnë që të mos tejkalohen 130/80 mm/Hg tek personat me sëmundje kardiake që kanë kaluar më përpara një infarkt, iktus, Tia ose një aneurizën të aortës abdominale. "Këto rekomandime janë gjithsesi më lehtësuese se ato të vitit 2007 duke i dhënë më shumë liri mjekut për të vendosur çfarë është më mirë në sajë të pacientit që ka përpara-, thotë Clive Rosendorff, autori kryesor dhe president i komisionit që ka hartuar dokumentin, duke theksuar se rekomandimet tregojnë përdorimin e terapisë antihipertension të beta-bllokuesve dhe të diurektikëve, por edhe të antagonistëve të angiotensinës II (Arb) dhe të frenuesve të enzimës për konvertimin e angiotensinës (Ace-I). "Sidoqoftë, mbetet prap një pikë dyshimi se kush mund të përfitojë më shumë në një terapi të caktuar dhe për dobinë efektive që të shtohen produkte të tjera farmaceutike mjekimit dhe në cilën fazë-, vazhdon kërkuesi duke theksuar se gjithsesi rruga më e mirë për personat të cilët vuajnë nga hipertensioni i lehtë është që të ndërrojnë stil jetese, duke përmirësuar dietën ushqimore dhe ushtrimet fizike. "Udhëzuesit nuk janë rregulla strikte-, shton më tej kardiologu duke rikujtuar se tek pacientët me (Cad) të patrajtuar, hipertensioni arterioz është një rrezik i rëndë për iktus dhe infarkt dhe se janë në proçes përpunimi edhe udhëzimet për pacientët me hipertension por që nuk janë kardiopatikë. "Rekomandimet e shoqërive shkencore shërbejnë pasi në dekadën e fundit hipertensioni është shndërruar në një problem gjithmonë më të lartë  në SHBA sipas një raporti të (Cdc) qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve-, përfundon Rosendorff, duke vëzhguar se niveli i vdekshmërisë globale prej hipertensionit është rritur me 23% nga viti 2000 në ndryshim me vdekshmërinë për shkaqet e tjera e cila ka zbritur me 21% në të njëjtin hark kohor.

Journal of the American College of Cardiology 21 April 2015 doi:10.1016/j.jacc.2015.02.038

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>