Kardiologji

gus32015

Atletët Olimpikë: edhe zemra e tyre mund të jetë në rrezik

Edhe atletët më të mirë mund të kenë anomali kardioqarkulluese të cilat mund të jenë fatale, kjo sipas një studimi të Institutit të Mjekësisë së Sportit të prezantuar në konferencën "Europrevent" në Lisbonë. Kërkimi i cili është zhvilluar në mbi gati 2.000 sportistë të nivelit olimpik, ka treguar një përhapje të gjerë të sëmundjeve kardiovaskulare, disa prej të cilave mjaft të rënda. "Atletët olimpikë mund të preken nga patologji të ndryshme kardiovaskulare, nuk mund të japin si të mirëqënë se meqë janë atletë ata janë absolutisht të shëndetshëm. Ky rezultat është interessant duke konsideruar faktin se të gjithë i janë nënshtruar analizave, kanë një karrierë të gjatë atletike dhe kanë arritur në nivelet olimpike edhe duke patur patologji, të cilat, në disa raste përbënin një rrezik shumë të lartë për jetën e tyre-, thotë Paolo Emilio Adami i institutit të mjekësisë së sportit dhe shkencës të Komitetit Olimpik Italian në Romë, si dhe autori kryesor i studimit, i cili ka vlerësuar shëndetitn kardiovaskular të 2.354 atletëve olimpikë të moshës mesatare nga 27.6 vjeç nga të cilët 1.435 ishin meshkuj dhe 919 ishin femra dhe u janë nënshtruar analizave ndërmjet viteve 2002 dhe viteve 2014 nga kardiologë dhe mjekë të cilët merren me mjekësinë e sportit. Analizat e ndjekura përfshinin një vizitë mjekësore, elektrokardiogramin (Ecg), testin e sforcimit kardiovaskular dhe ekografinë. Teste të tjera si monitorimi i Ecg në 24 orë, janë bërë në mënyrë selektive për të konfirmuar diagnozat e mëparshme. Në fund të vlerësimit mjekësor kërkuesit kanë zbuluar se 171 nga 2.354 atletë ose 7.3% i totalit kishin ndonjë formë të anomalive kardiovaskulare strukturale ose elektrofiziologjike që në gjashtë raste është cilësuar si e rrezikshme për jetën. 24 atletë të tjerë janë pezulluar përkohësisht por janë autorizuar më vonë që të marrin pjesë në lojrat olimpike por nën një kontroll të rreptë mjekësor. "Sipas British heart foundation analiza mund të jetë kontroproducente sepse atletët e përjetojnë me shumë frikë pasi druhen se mos i ndërpresin aktivitetin dhe karrierëne tyre. Por e vërteta është shumë ndryshe: atletët tanë olimplikë ndihen më të sigurtë nga vizitat e bëra dhe nga përgjigjet që marrin nga një mjek specialist me kompetenca specifike për kardiologjinë e sportit. E gjithë kjo sepse ajo që na interessaon më shumë është shëndeti i tyre-, përfundon Adami.

EuroPRevent 2015


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>