Kardiologji

shk252016

Eventet kardiake akute te femrat: Publikohet dokumenti i Shoqatës Amerikane të Zemrës

tags: zemra, infarkt

Nga sa del në pah në një dokument të Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), një atak në zemër te një grua mund të ketë shkaqe, simptoma dhe prognozë të ndryshme krahasuar me atë që verifikohet në bashkëmoshatarët meshkuj dhe ndryshimet në gjini janë veçanërisht të dukshme te hispanikët dhe afro-amerikanët.

"Në dekadën e fundit kemi asistuar në përmirësime të mëdha në vdekshmërinë kardiovaskulare te femrat, sidomos te ato afro-amerikane, por kardiopatitë mbeten më pak të diagnostikuara dhe të trajtuara në gjininë femërore se sa në atë mashkullore", shprehet Laxmi Mehta, drejtore e Programit shëndetësor kardiovaskular femëror në Ohio State University dhe një ndër autoret e udhëzuesve të parë të AHA-s mbi eventet kardiovaskulare akute në gjininë femërore, të sapo publikuara në revistën "Circulation".

Siç kujtojnë ekspertët, eventet kardiake akute për shkak të bllokimit koronar mund të verifikohen në të dyja gjinitë por me karakteristika të ndryshme. "Te femrat bllokimi koronar është shpesh më pak i rëndë dhe nuk kërkon pozicionim të një stenti, por nëse shkaku i një ataku në zemër te femrat nuk diagnostikohet në mënyrë korrekte, nuk është e mundur të përshkruhet trajtimi i duhur", vazhdojnë autorët, duke shpjeguar se kurat janë të ngjashme në të dyja gjinitë pavarësisht shkakut të eventit dhe se sa i rëndë mund të jetë ai. Megjithatë femrat janë në përgjithësi më pak të trajtuara se meshkujt, pavarësisht përfitimeve të barnave.

Ndërsa komplikimet potenciale të angioplastikës janë më të mëdha te gjinia femërore: "Koronaret kanë tendencën të jenë më të vogla, më të vjetra dhe shpesh më të dëmtuara nga diabeti e hipertensioni", shpjegon kardiologia e cila më pas shton: "Për shembull, nëse një grua e re ka diabet, risku i saj kardiovaskular është 4 - 5 herë më i lartë krahasuar me një bashkëmoshatarin e saj mashkull". Edhe rehabilitimi kardiak pas një ngjarjeje akute rekomandohet më rrallë dhe kur përshkruhet, gratë janë më pak të prirura për të marrë pjesë në të krahasuar me meshkujt. Një ndër arsyet është mungesa e informacioneve të përshtatshme. 

"Prekordialgjia është simptoma më e zakonshme në të dyja gjinitë, por te femrat janë më të shpeshta simptomat atipike potencialisht çorientuese si dispnea, të përziera ose të vjella dhe dhembje e shpinës ose mandibulës", theksojnë autorët e dokumentit. "Sipas këtyre vëzhgimeve, të ndihmosh femrat për të parandaluar dhe për të kaluar ataket në zemër është një prioritet i shëndetit publik", përfundon Metha, duke apeluar për shtimin e kërkimeve dhe përmirësimin e pabarazive etnike e gjinore në parandalim dhe trajtim.

 


Circulation. 2016 Jan 25. pii: CIR.0000000000000351
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26811316

E.T


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>