Kardiologji

pri222016

Antibiotikët që nuk ndikojnë në riskun për aritmi të rënda

Një studim vëzhgimor i publikuar në revistën "British Medical Journal" dhe i koordinuar nga Anders Hviid i departamentit të epidemiologjisë në "Statens Serum Institut" Kopenhagen, tregon se fluorokuinolonet orale nuk rezultojnë të lidhura me një shtim të riskut për aritmi të rënda.

"Ky grup antibiotikësh përdoret gjerësisht për të trajtuar shumë infeksione të zakonshme mes të cilave ato të traktit urinar dhe të rrugëve të thella respiratore", shpjegojnë autorët duke kujtuar se trajtimi, në përgjithësi i toleruar mirë asociohet me një zgjatje të intervalit QT.
"Fluorokuinolonet bllokojnë gjenin HERG (Human Ether-à-go-go Related Gene) që kodifikon komponentin e shpejtë të kanalit të kaliumit kardiak, duke pasuar me hiperkalemi brenda qelizave miokardiake", pohon studiuesi i cili saktëson se bllokimi i Herg mund të vonojë ripolarizmin dhe t'i japë fillesë aritmive. Mbi këtë bazë studiuesit kanë zhvilluar një studim të gjerë koort për të verifikuar lidhjen mes fluorokuinoloneve orale dhe shtimit të riskut aritmik.

"Kemi zgjedhur një metodë krahasuese për të reduktuar në minimum faktorët ngatërrues, duke përdorur si krahasues  fenoxymetilpenicilinën (penicilina V), një antibiotik pa efekte proaritmike" thotë epidemiologu. Duke përdorur të dhënat e ardhura nga regjistrat kombëtarë danezë dhe suedezë, autorët kanë ballafaquar incidencën e aritmive të rënda mes 900 mijë ciklesh terapeutike fluorokuinolone orale dhe po aq me penicilinë V.  Pas përllogaritjeve doli se nuk kishte asnjë diferencë domethënëse në normat e aritmisë së rëndë mes dy antibiotikëve, përkatësisht me 3.4 ose 4.0 raste për 1000 persona në vit.
"Megjithatë meqë ciprofloxacina është fluorokuinoloni më i përshkruar, nuk mund të përjashtohet mundësia se diferenca mes molekulave brenda të njëjtës klasë mund të ndryshojnë riskun aritmik sipas fluorokuinolonit të përdorur", përfundojnë autorët.
 
 


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>