maj312016
Studimi në "Jama Cardiology": Fibrilacioni atrial lidhet me një risk të shtuar për kancer
Nga 35.000 gra të shëndetshme të vëzhguara për 20 vjet, ato me fibrilacion atrial kanë pasur një rritje të riskut për kancer, sipas një studimi përmbledhja e të cilit u publikua në "Jama Caediology".
"Fibrilacioni atrial rrit riskun për komplikime me prevalencë kardiovaskulare, por studime të fundit sugjerojnë një lidhje edhe me kancerin", pohon autori i artikullit David Conen nga "University Hospital" në Basilea, Zvicër, duke shpjeguar se kjo lidhje, nëse konfirmohet do të ishte me rëndësi të madhe për shëndetin publik duke parë prevalencën dhe kostot përkatëse të të dyja patologjive.
Për të thelluar argumentin kërkuesit kanë studiuar 34.691 gra mbi 45 vjeç pa fibrilacion atrial, sëmundje kardiovaskulare ose neoplazi në fillim të periudhës se vëzhgimit, duke seleksionuar mes pjesëmarrëseve në "Women's Health Study", një trial klinik mbi parandalimin e tumoreve dhe të sëmundjeve kardiovaskulare. Gjatë follow up-it nga viti të zhvilluar nga viti 1993 deri në 2013-ën, janë vëzhguar 1.467 raste të fibrilacionit atrial dhe 5.130 neoplazi, korresponduese respektivisht në 4.2% dhe 14.8% të pjesëmarrëseve.
Të dhënat tregojnë se fibrilacioni atrial është një faktor risku domethënës për një diagnozë të kancerit dhe kjo lidhje mbetet e dukshme edhe pas përshtatjeve për çdo parametër të mundshëm ngatërrues.
"Prania e faktorëve të përbashkët të riskut dhe/ose e rrugëve patogjenetike të përbashkëta mund të jetë në bazë të kësaj lidhjeje", përfundojnë autorët, duke nënvizuar nevojën për studime të mëtejshme të thelluara.
Në një editorial Emelia Benjamin nga "Boston University Schools of Medicine dhe Public Health" shtron pyetjen nëse nën dritën e këtyre të dhënave, një diagnozë e fibrilacionit atrial duhet të përfshijë kërkimin e një tumori okult. Përgjigjen e jep po vetë kur thotë se faktorë të ndryshëm i kundërvihen kësaj mundësie, mes të cilave kostot dhe risku i ulët absolut për kancer.
"Njësoj si për tromboembolizmin venoz të paprovokuar, duke pasur parasysh të dhënat në dispozicion, screening i kancerit përtej kurave, nuk është aktualisht i sugjeruar në prani të një diagnoze të fibrilacionit atrial incident", përfundon Benjamin.
Jama Cardiology 2016. doi: 10.1001/jamacardio.2016.0280
http://cardiology.jamanetëork.com/article.aspx?doi=10.1001/jamacardio.2016.0280
Jama Cardiology 2016. doi:10.1001/jamacardio.2016.0582
http://cardiology.jamanetëork.com/article.aspx?doi=10.1001/jamacardio.2016.0582