qer142016
Rritja e niveleve të troponinës T shënon një shtim të riskut kardiovaskular
Në një studim të publikuar në "Jama Cardiology", Elizabeth Selvin nga "Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health" në Baltimorë dhe kolegët kanë ekzaminuar lidhjen mes variacioneve në kohë të troponinës T kardiake me ndjeshmëri të lartë (Hs-cTnT) dhe normave të sëmundjes koronare incidente, insuficiencës kardiake e vdekshmërisë për të gjitha shkaqet.
"HS-cTnT, një proteinë e matshme me një analizë të thjeshtë gjaku, është një biomarkator risku kardiovaskular thelbësor për diagnozën klinike të atakut në zemër, veçanërisht mes personave me dhimbje në gjoks", pohon kërkuesja, duke nënvizuar se megjithatë ende pak dihet për impaktin në shëndet, për luhatjet në kohë të niveleve HS-cTnT. Për të thelluar argumentin, autorët kanë seleksionuar 8.838 pjesëmarrës në Atherosclerosis Risk in Communities Study, fillimisht të lirë nga sëmundja koronarike (CHD) dhe insuficienca kardiake (HF) ku nivelet e HS-cTnT janë matur dy herë për 6 vjet në distancë nga njëra-tjetra.
"Mes pjesëmarrësve me moshë mesatare 56 vjeç, 59% gra dhe 21% afro-amerikanë, janë verifikuar 1.157 evente koronarike, 965 episode infarkti dhe 1.813 vdekje", pohojnë kërkuesit që pas përllogaritjeve kanë zbuluar se te individët ku vlerat e Hs-cTnT ishin më të ulëta se 0.005 ng/ml në përllogaritjen e parë dhe të njëjta apo më të larta se 0.014 ng/ml në incidencën e dytë të sëmundjes koronarike.
Infarkti dhe vdekja për të gjitha shkaqet ishte shumë më e madhe në krahasim me ata që kishin nivele HS-cTnT më të ulëta se 0.005 ng/ml në të dyja kampionet. Anasjelltas, te personat ku vlerat e troponinës ishin pakësuar në 6 vjet me më shumë se 50%, risku për sëmundjen koronare incidente, insuficiencë kardiake apo vdekje ishte shumë më e ulët se sa personat me përqendrime HS-cTnT të qëndrueshme ose në rritje. "Të dhënat tona tregojnë se dy matje të HS-cTnT, duket se janë më mirë se një e vetme në karakterizimin e riskut kardiovaskular dhe atë të vdekshmërisë, gjë që mund të na lejojë vendosjen e strategjive parandaluese edhe te personat asimptomatikë.
Jama Cardiology 2016. doi:10.1001/jamacardio.2016.0765
http://cardiology.jamanetëork.com/article.aspx?doi=10.1001/jamacardio.2016.0765