Kardiologji

kor12016

Risk më i vogël kardiovaskular me levonorgestrel dhe estrogjene me dozë të ulët

Kontraceptivët oralë që përmbajnë estrogjene me dozë të ulët, bashkë me agonistin progestinik levonorgestrel, duket se janë zgjidhja më e sigurt sa i takon riskut kardiovaskular, sipas rezultateve të një studimi të publikuar në  "British Medical Journal", me autor të parë Alain Weill nga Departamenti i studimeve të Shëndetit Publik në Paris.

Duke përdorur databazat shëndetësore kombëtare, kërkuesit kanë analizuar të dhënat e 5 milionë  grave, të cilave iu ishin rimbursuar kontraceptivë oralë mes viteve 2010-2012. Gjatë kësaj periudhe janë verifikuar rreth 3.300 evente akute me iktuse ishemike, emboli pulmonare dhe infarkte të miokardit.  "Pas një përshtatje, formulimet me doza të ulëta estrogjenesh (20 mikrogramë) duket se ishin të lidhura me një rënie të ndjeshme të riskut për incidencën e tri patologjive", pohon kërkuesi duke shtuar se pas përshtatjes së dozave të estrogjeneve doli se produktet që përmbanin desogestrel rezultonin se kishin mundësi të dyfishtë për emboli pulmonare në krahasim me ato me bazë levonorgestrel. "Në përgjithësi, produktet me levonorgestrel të kombinuara me 20mcg estrogjene, mes gjithë kontraceptivëve oralë janë ato me risk më të vogël për komplikime kardio dhe cerebrovaskulare", përfundon Weill.

Dhe në një editorial, Philip Hannaford nga University of Aberdeen, në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan: "Studimi i risqeve vaskulare të lidhura me një kontraceptiv të veçantë oral është sfidues, pjesërisht sepse eventet venoze dhe arteriale janë të rralla në përgjithësi mes grave të reja me shëndet të mirë që përdorin barna të tilla dhe gjithashtu për shkak të diferencave domethënëse në tregun e formulimeve të ndryshme. Megjithatë, nga këto rezultate del se produktet që përmbajnë  levonorgestrel dhe estrogjene me dozë të ulët duhet të jenë zgjedhja e parë kur përshkruhet një kontraceptiv oral".

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>