Kardiologji

kor22016

Te pacientët me Parkinson, kombinimi apomorfin/domperidone shkak për patologji kardiovaskulare

Në një njoftim të Agjencisë Britanike të Barnave (MHRA), rekomandohet të vlerësohen faktorët e riskut kardiak te pacientët me Sëmundjen e Parkinsonit në trajtim me apomorfinë dhe domperidone, si dhe të përshkruhet monitorimi me elektrokardiogramë për të reduktuar riskun për aritmi të rënda të lidhura me zgjatjen e intervalit Qt.
Te këta pacientët me luhatje motorike, apomorfina, një derivat gjysmë sintetik i morfinës është përdorur si bar i ndërhyrjes së shpejtë në raste bllokimi për të stabilizuar diskinezitë e shkallës së rëndë të shkaktuara nga një rënie e efikasitetit të terapisë afatgjatë me levodopë.

E administruar nën lëkurë, apomorfina përthithet më shpejt, me një fillim të efektit mes minutës së tretë dhe të njëzetë dhe ka një kohë të shkurtër veprimi.  Për të parandaluar shfaqjen  e efekteve anësore dopaminergjike, për shembull të përziera dhe të vjella, bari  kombinohet me domperidonen. 
Në 2014-n një rishikim i drejtuar nga autoritetet evropiane doli në përfundimin se administrimi i domperidones mund të lidhet me një shtim të riskut të zgjatjes së intervalit Qt, aritmitë e rënda ventrikulare dhe vdekjen kardiake të parakohshme, mbi të gjitha te pacientët me moshë më të madhe se 60 vjeç dhe me doza më të larta se 30 mg në ditë. Për këtë arsye letra ilustruese është modifikuar duke përfshirë në të kundër-udhëzime të tjera dhe modifikime në përdorim. 

Meqë edhe apomorfina me doza të larta mund të zgjasë intervalin Qt, një rishikim ka vlerësuar tani sigurinë kur jepet në kombinim me domperidonen.
Në përfundimet e tyre ekspertët iu këshillojnë profesionistëve të shëndetësisë masa të veçanta për pacientët që shfaqin disa faktorë risku në aspektin kardiak, mes të cilave zgjatjen e intervalit Qt të diagnostikuar që më parë, insuficiencë kardiake e patologji të tjera të rënda në aparatin kardiak, disfunksion hepatik të rëndë, ndryshim në bilancin elektrolitik, terapi që mund të rrisin nivelet hematike të domperidones (barna inhibitore të citokromit P450).   

 


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>