sht22016
Fibrilacioni atrial, antikoagulimi oral me risk më të vogël hemorragjie
Te pacientët me fibrilacion atrial jo valvular, edoxaban nuk është inferior ndaj warfarin-ës për parandalimin e iktusit dhe eventeve embolike sistemike. Gjithashtu në krahasim me barin e referimit, risqet për hemorragji madhore janë më të reduktuara.
"New England Journal of Medicine" ka publikuar rezultatet e studimit "Engage Af-Timi 48". Edoxaban është një inhibitor i drejtpërdrejtë i faktorit Xa dhe modaliteti i administrimit parashikon monoadministrimin ditor në rrugë orale. Kërkuesit ekzaminuan tre grupe pacientësh: "Grupi i parë iu nënshtrua trajtimit me një administrim të vetëm ditor të edoxaban 60 mg, - shpjegon Raffaele De Caterina, prof. i Sëmundjeve të Aparatit Kardiovaskular në Universitetin e Chietit. I dyti me një administrim të vetëm ditor prej 30 mg. I treti me warfarin për një kohëzgjatje mesatare prej 2.8 vitesh".
"Mes pacientëve të trajtuar me edoxaban 60 mg - thotë De Caterina - incidenca vjetore e iktusit ka qenë me 1.18% në krahasim me 1.50% të grupit të warfarinës, me një reduktim domethënës prej 20% të eventeve hemorragjike madhore. Trajtimi me edoxaban 30 mg ka regjistruar një incidencë vjetore iktusi apo eventesh embolike sistemike prej 1.61% në krahasim me 1.50% të warfarin-ës, me një reduktim domethënës prej 53% të eventeve hemorragjike madhore. Edhe incidenca vjetore e vdekjes kardiovaskulare u reduktua në mënyrë të ndjeshme".
"Antikoagulantët e rinj oralë jo vetëm që mund (të paktën pjesërisht) të zëvendësojnë trajtimin aktual - pohon Gualtiero Palareti, profesor i sëmundjeve të Aparatit kardiovaskular në Universitetin e Bolonjës, - por lejojnë më në fund të zgjerojnë grupin e popullatës, ende të pa mbrojtur, që mund të kurohet në mënyrën e duhur me një terapi efikase, të sigurt dhe shumë më të thjeshtë për t'u përdorur".
N Engl J Med 2013; 369: 2093