Kardiologji

kor42017

Pas infarktit miokardiak, terapia me statina ndryshon

tags: zemra, infarkt

Jo të gjithë pacientët që kanë marrë një përshkrim me statina me intensitet të lartë pas hospitalizimit për atak kardiak e vazhdojnë trajtimin edhe dy vjet pas daljes nga spitali. Në këtë përfundim ka dalë një studim i publikuar në revistën Jama Cardiology. "Udhëzuesit rekomandojnë përdorimin e statinave me intensitet të lartë pas infarktit miokardiak akut", thotë Robert Rosenson nga Icahn School of Medicine Mount Sinai në Nju Jork, i cili bashkë me kolegët ka studiuar rreth 60.000 pacientë të asistuar nga Medicare: 30.000 me moshë 66 - 75 vjeç dhe 28.000 me moshë mbi 75 vjeç.
Të gjithë ishin shtruar për infarkt të miokardit gjatë viteve 2007 - 2012 dhe në vazhdim ishin trajtuar me një statinë me intensitet të lartë, atorvastatinë 40-80 mg/die ose rosuvastatinë 20-40 mg/die të përshkruar brenda 30 ditëve pas largimit nga spitali. "Për të gjithë pjesëmarrësit asistenca e ofruar nga Medicare përfshinte edhe mbulimin e shpenzimeve të barnave", shtojnë autorët që duke analizuar të dhënat e pacientëve në terapi për 6 muaj dhe 2 vjet pas largimit nga spitali, zbuluan se respektivisht 59% dhe 42% merrnin statina me intensitet të lartë.  
Nga ana tjetër, 8.7% e pacientëve në 6 muaj dhe 13% në 2 vjet pas daljes nga spitali kishin modifikuar kurën duke kaluar te statinat me intensitet të ulët ose të moderuar. Ndërsa për 17% të pacientëve të trajtuar në 6 muaj dhe në 19% atyre të trajtuar në 2 vjet pas daljes nga spitali, aderimi në terapinë me statina të çdo intesiteti ishte më pak se 80%. Në fund, një kuotë pacientësh prej 12%  dhe 19% kishin ndërprerë terapinë.
"Personat me asistencë të dyfishtë Medicare e Medicaid që u vizituan disa herë te kardiologu dhe më pas u përfshinë në rehabilitimin kardiologjik, ishin më të prirur për të marrë statina me intensitet të lartë në një masë më të madhe, - shprehen autorët. - Nga këto rezultate del se mbulimi i kostove të barnave dhe vizitat e rehabilitimit të specializuar kontribuojnë në përmirësimin e aderimit në terapi me statina pas një infarkti miokardiak".
 


Jama Cardiol. 2017. doi: 10.1001/jamacardio.2017.0911
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28423147

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>