nën72017
Stenoza e rëndë e aortës, kriteret e përshtatshmërisë për menaxhimin e saj
Kolegji Amerikan i Kardiologjisë dhe Shoqata Amerikane e Zemrës së bashku me 9 shoqata të tjera shkencore kanë firmosur për herë të parë një dokument referues, të publikuar në Journal of the American College of Cardiology, i cili përmban kriteret e përshtatshmërisë (Auc) për trajtimin e pacientëve me stenozë të rëndë të aortës. "Kemi identifikuar 95 skenare klinike dhe deri në 6 opsione të mundshme trajtimi, duke ndarë opsionet për çdo skenar në tre kategori: të përshtatshme, mundësisht të përshtatshme ose rrallë herë të përshtatshme", shpjegon autori i parë Robert Bonoë nga Northëestern University School of Medicine e Feinberg në Evanston, Illinois, president i grupit të ekspertëve që ka firmosur artikullin, duke saktësuar se zëvendësimi kirurgjikal i valuvlës aortike (Savr) ose zëvendësimi me transkateter (Tavr) konsiderohen opsione të përshtatshme për pjesën më të madhe të pacientëve me stenozë aortike simptomatike dhe risk kirurgjikal të mesëm ose të lartë, ndërsa në raste të tjera përshtatshmëria e procedurës rezulton me pak e qartë.
"Qëllimi i këtij dokumenti është që të ofrojë orientime për mjekët në kurimin e pacientëve me stenozë të rëndë të aortës, duke identifikuar opsionet më të arsyeshme mbi bazën e skenarëve të shumtë klinikë me të cilët mund të paraqitet një pacient", shkruajnë autorët. Thënë ndryshe në pjesën më të madhe të individëve me stenozë të aortës simptomatike me risk kirurgjikal mesatar apo të lartë, është oportune që të zëvendësojmë valvulën e aortës në rrugë kirurgjikale ose me transkateter. Në të kundërt, në individët asimptomatikë procedura është e përshtatshme vetëm në disa raste: për shembull në profesionet me risk të lartë si pilotët apo te ata që kanë pasur rezultate patologjike pas një testi me ushtrime. "Në sintezë, dokumenti synon të përmirësojë si kapacitetin vendimmarrës të mjekut, ashtu edhe cilësinë e kurave për pacientin", përfundojnë ekspertët. Bonoë shton: "Sipas zhvillimit të shpejtë të njohurive shkencore dhe të progreseve teknologjike presim që këto udhëzime të zgjerohen më pas dhe të implementohen gjatë viteve në vazhdim".
Jacc 2017. Doi: 10.1016/j.jacc.2017.09.018 http://www.onlinejacc.org/content/early/2017/10/16/j.jacc.2017.09.018