Kardiologji

pri172018

Antikoagulantët e rinj oralë. Ja, si duhen përdorur për pacientët me nevoja të veçanta

Versioni i ri i guidës praktike të Shoqatës Europiane të Ritmit të Zemrës (EHRA) mbi menaxhimin e antikoagulantëve oralë jo antagonistë të vitaminës K (NOAC) te pacientët me fibrilacion atrial (AF), do t'u vijë në ndihmë mjekëve për menaxhimin e këtij konteksti klinik të ndërlikuar dhe në evoluim të vazhdueshëm.

"Pak nga pak, ndërkohë që operatorët e shërbimeve shëndetësore nisin t'i njohin NOAC-ët, bëhet më i zakonshëm trajtimi i pacientëve kompleksë. Kështu, kemi menduar se nuk do të ishte i përshtatshëm një përditësim i thjeshtë i dokumentit, por se do të nevojitej një version plotësisht i tij i rishikuar", konfirmon Jan Steffel (Qendra Universitare e Zemrës, Zvicër), që është në krye të komisionit të punës.

Guida përfshin një kapitull se si të trajtohen pacientët me iktus akut dhe patologji të ndryshme nga fibrilacioni atrial, të tilla si kardiopatia ishemike dhe tromboembolizmi venoz dhe përshkruan përdorimin e NOAC-ëve në parandalimin e trombozës së thellë venoze.

Një nga konceptet e fundit që nënvizojnë autorët është rekomandimi për kontroll të nivelit plazmatik që, duke qenë se nuk është i nevojshëm për pjesën dërrmuese të pacientëve, duhet bërë në disa situata shumë të veçanta. Të tilla janë hemorragjitë e rënda ose që vënë në rrezik jetën, ndërhyrje emergjente ose përzgjedhëse me rrezik të madh hemorragjik, iktusi ishemik, ndërveprimet bar me bar, ose trajtimi i personave shumë obezë apo nën peshë.

"Gjithsesi, duhet të kemi parasysh se mungojnë ende të dhëna që dalin nga rezultatet e studimeve klinike në lidhje me këto lloj strategjish dhe se interpretimi i vlerave duhet të ndiqet duke patur parasysh këtë kufizim dhe vetëm nga ata që janë mësuar të vlerësojnë dhe të rregullojnë këta tregues", shpjegon Steffel-i.

Guida përfshin informacione të përditësuara në lidhje me masat që duhen marrë në rastet e pacientëve me hemorragji aktive, për të cilët duhen përdorur agjentë antagonistë, të tillë si idarucizumab-i (Praxbind, Boehringer Ingelheim). Për dabigatranin është Andexanet Alfa (AndexXa, Portola Pharmaceuticals), antidoti në fazë eksperimentimi që në studimin ANNEXA4, ka treguar një kthim të shpejtë të aktivitetit antifaktor Xa për 12 orë.
Dokumenti synon të japë gjithashtu informacione të përditësuara mbi përdorimin e antitrombociteve dhe të NOAC-ëve te pacientët me koronaropati, në veçanti tek ata me një sindromë koronarike akute ose te kandidatët për vendosjen e një stenti.

Mes informacioneve të reja, është kërkuar edhe që të skematizohet dhe të thellohet rekomandimi i Shoqatës Europiane të Kardiologjisë në lidhje me ndërprerjen e NOAC-ëve për të paktën 24 orë para një ndërhyrjeje me zgjedhje, duke nënvizuar me forcë se nuk janë të nevojshme terapi lidhëse. Në fund, kapitulli mbi ndërveprimet mes barnave është zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme dhe përfshin tashmë dy tabela më tepër, që vënë përballë në mënyrë specifike ndërveprimet mes antitumoralëve dhe barnave kundër epilepsisë.

"Falë implikimit të të gjitha shoqatave mjekësore të interesuara, mendojmë se kemi arritur të përgatisim një dokument që, pavarësisht se është imponues nga këndvështrimi i sasisë së informacioneve të transmetuara, arrin të vijë në ndihmë në mënyrë shumë praktike", përfundojnë autorët.

 

Eur Heart J. 2018. doi: 10.1093/eurheartj/ehy136
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29562325


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>