Kardiologji

sht172018

Migrena shton rrezikun për evente kardiovaskulare. Ja, rezultatet e ndjekjes

Sipas rezultateve të një studimi danez vëzhgues, të zhvilluar në më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe të sapopublikuar në "BMJ", prania e migrenës është e lidhur me një rritje të rrezikut për infarkt të miokardit, iktus ishemik, iktus hemorragjik, tromboembolizëm venoz dhe fibrilacion atrial. "Më shumë mundësi për të pësuar komplikacione kardiovaskulare kanë gratë që vuajnë nga migrena aura", saktëson bashkë-autori Kasper Adelborg (Spitali Universitar "Aarhus" në Danimarkë), duke shtuar se në dritën e këtyre të dhënave, dhimbja e kokës duhet të konsiderohet një faktor i fuqishëm dhe i vazhdueshëm rreziku për pjesën më të madhe të sëmundjeve kardiovaskulare.

"Që nga momenti që udhëzimet e tanishme nuk e rekomandojmë përdorimin e antikoagulantëve në trajtimin e migrenës, në të ardhmen do të jetë veçanërisht e rëndësishme të verifikohet nëse strategjitë e parandalimit te pacientët me migrenë, do të jenë në gjendje të reduktojnë përhapjen e sëmundjeve kardiovaskulare", shkruajnë hulumtuesit që kanë analizuar të dhënat e pacientëve me diagnozë fillestare migrene, të depozituara në Regjistrin Kombëtar Danez të Pacientëve (DNPR) nga viti 1995 deri në vitin 2013.

Grupi i pacientëve me migrenë, kishte 51.032 vetë, ndërsa grupi i krahasimit përfshinte 510.320 vetë. Pas 19 viteve ndjekje, përhapja e akumuluar e ngjarjeve kardiovaskulare për 1,000 njerëz të vlerësuar tek ata me migrenë, kundrejt popullsisë së përgjithshme është si vijon: 25 kundrejt 17 për infarktin e miokardit; 45 kundrejt 25 për iktusin ishemik; 11 kundrejt 6 për iktusin hemorragjik; 27 kundrejt 18 për tromboembolizmin venoz; 47 kundrejt 34, për fibrilacionin atrial.

Në një editorial shoqërues, Tobias Kurth (Universiteti i Mjekësisë në Berlin), komenton: "Jo vetëm që migrena duhet të përfshihet tashmë ndër faktorët e rrezikut kardiovaskular, por është gjithashtu e nevojshme të kuptojmë sa më shpejt të jetë e mundur cilat strategji janë në gjendje të zvogëlojnë rrezikun kardiovaskular mes të sëmurëve me migrenë dhe nëse ka ndonjë efekt, frekuenca më e ulët e sulmeve".

 

BMJ 2018. Doi: 10.1136/bmj.k96
http://www.bmj.com/content/360/bmj.k96

BMJ 2018. Doi: 10.1136/bmj.k275
http://www.bmj.com/content/360/bmj.k275


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>