Kardiologji

maj152019

Krijohet softueri që zbulon menjëherë llojin e pajisjes kardiake të implantuar

Një softuer i inteligjencës artificiale, i krijuar nga kërkuesit e Kolegjit Perandorak të Londrës, ka qenë i aftë të identifikojë në pak sekonda markën dhe modelin e pajisjeve të ndryshme për ritmin kardiak të implantuara te pacientët, siç janë stimuluesit kardiakë (pacemaker) dhe defibrilatorët.
Kështu deklarojnë autorët e një studimi të publikuar në "JACC: Clinical Electrophysiology" dhe të zhvilluar pranë Spitalit Hammersmith të Londrës, pjesë e Healthcare NHS Trust të Kolegjit Perandorak. "Ka raste kur stimuluesit dhe defibrilatorët mund të kenë probleme keqfunksionimi dhe pacientët mund të vuajnë palpitacione, humbje të vetëdijes apo goditje. Në këto situata, mjekët duhet të identifikojnë menjëherë llojin e pajisjes së implantuar, që të ofrojnë asistencë duke ndryshuar cilësimet e pajisjes, apo duke zëvendësuar fijet", shpjegon James Howard, autori kryesor i studimit.

Aktualisht, për të identifikuar markën dhe modelin e pajisjeve, nëse nuk kanë qasje në regjistrat e vendit ku është vënë implanti, apo nëse pacienti nuk është në gjendje të japë detaje, mjekët duhet të përdorin një diagram të fluksit, që përmban një sërë formash dhe qarqesh të stampuara. Kjo kërkon shumë kohë dhe diagramet, tashmë janë vjetruar, ndaj edhe mund të ketë vonesë në ofrimin e ndihmës ndaj pacientit, gjë që do të çojë shpesh në gjendje kritike.

Kërkuesit kanë përpunuar një lloj të veçantë softueri, të njohur si rrjeti nervor, për të identifikuar pajisjet e ndryshme kardiake. Për ta përdorur, ata kanë ngarkuar në një kompjuter 1.500 imazhe radiografike që përmbanin pajisjen dhe kanë bërë të mundur që ta lexojë softueri, i cili ka dhënë një rezultat, duke kuptuar në pak sekonda, markën dhe modelin e çdo pajisjeje.
Më tej, ata kanë krahasuar rezultatet e inteligjencës artificiale me ato të pesë kardiologëve që kanë përdorur diagramin aktual të fluksit dhe kanë zbuluar se softueri ka, pa asnjë dyshim, pritshmëri më të mira sesa modelet aktuale. Në fakt, ai ka qenë i saktë në masën 99% në identifikimin e prodhuesit të një pajisjeje, krahasuar me saktësinë 72% të mjekut, nëpërmjet diagramit të fluksit. Metoda duhet validuar në një studim të fundit në një numër të madh pacientësh, por tashmë mendohet se si kjo ajo mund të bëhet e mbartshme, që të mund të përdoret në reparte të ndryshme të spitalit.


JACC: Clinical Electrophysiology 2019. Doi: 10.1016/j.jacep.2019.02.003
https://doi.org/10.1016/j.jacep.2019.02.003


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>