Kardiologji

tet12019

Pse kanë dështuar barnat për prognozën e lezioneve cerebrale, pas arrestit kardiak

Një grup ekspertësh të Shoqatës Amerikane të Zemrës dhe të "Johns Hopkins Medicine", kanë firmosur një dokument të publikuar në "Circulation", që ofron udhëzime mbi rekuperimin e të mbijetuarve nga gjendja e komës në reanimacion, pas një arresti kardiak.

"Qëllimi është lehtësimi i studimit për përshtatshmërinë prognostike dhe identifikimi i terapive më të mira për shërimin nga dëmtimet në tru", thotë Romergryko Geocadin, kryetar i grupit të punës dhe profesor i neurologjisë, neurokirurgjisë, anestezisë dhe barnave për kujdes kritik në Shkollat e Mjekësisë Universitare "Johns Hopkins". Por jo vetëm: qëllimi i grupit është të stimulojë bashkësinë e kërkuesve për të zhvilluar teste klinike të sakta dhe të kujdesshme, të zbatueshme për shumicën e pacientëve të reanimuar pas arrestit kardiak, për të vlerësuar prognozën e tyre të mundshme.

"Duhet t'u garantojmë pacientëve dhe familjeve të tyre se po bëjmë maksimumin për të mos zgjatur vuajtje të panevojshme nga njëra anë dhe nga ana tjetër, të mos heqim dorë shumë shpejt nga trajtimet nëse personi ka potencialin për të rifituar një cilësi të arsyeshme të jetës", konfirmon Geocadini, duke nënvizuar kufijtë aktualë, për shkak të mungesës së studimeve cilësore që mbështesin procesin vendimmarrës.

Në dokument lexohet se vetëm rreth 8% e më shumë se 320.000 vetëve që janë përballur me një arrest kardiak jashtëspitalor në SHBA, dalin nga spitali me prognozë të mirë, ndërsa pjesa më e madhe e të reanimuarve mbetet në gjendje kome për shkak të lezioneve cerebrale me bazë anoksike.
"Një arsye e mundshme se pse kanë dështuar deri më sot barnat e testuara për të përmirësuar prognozën e lezioneve cerebrale pas një arresti kardiak, është se studimet klinike mbi këtë argument janë projektuar për t'i kërkuar efektet farmakologjike për 30 ose 90 ditë pas reanimacionit nga një arrest kardiak, i arritur me sukses. Anasjellas, parashikimet mbi rekuperimin brenda 72 orëve, bazohen në studime me cilësi të dobët", shpjegojnë autorët.
Geocadini përfundon: "Me këtë dokument, shpresojmë t'u ofrojmë kërkuesve dhe operatorëve të shëndetit, një guidë mbi gjendjen aktuale të studimeve, ashtu si edhe një stimul për të zhvilluar studime klinike rigoroze dhe cilësore, që synojnë të zhvillojnë trajtime të nevojshme për këta pacientë".


Circulation. 2019. doi: 10.1161/CIR.0000000000000702
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31291775


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>