Kardiologji

dhj152021

Ishemia nga stresi mendor, një rrezik për pacientët me probleme kardiake

Te njerëzit me sëmundje të arterieve koronare, ishemia e miokardit e shkaktuar nga stresi mendor shoqërohet me një rrezik të shtuar për atak në zemër dhe vdekje kardiovaskulare. Këtë e ka thënë një studim i publikuar në Jama, një analizë e përgjithshme e dy studimeve kohorte perspektive të kryera në Xhorxhia, të cilat përfshinin, midis qershorit 2011 dhe marsit 2016, pacientë me sëmundje koronare të zemrës që më pas u ndoqën për një periudhë mesatare prej 5 vjetësh. Në studim janë përfshirë gjithsej 918 vetë me moshë mesatare 60 vjeç.

Në studim, ekspozimi u përfaqësua nga provokimi i ishemisë së miokardit me një test të standardizuar të stresit mendor, me të folurit në publik dhe me një test stresi konvencional, farmakologjik ose stërvitjeje. Autorët zgjodhën si endpoint parësor, një rezultat të përbërë nga vdekja kardiovaskulare apo infarkti i miokardit jo fatal (i parë, ose i përsëritur) dhe si endpoint dytësor, shtrimet në spital për insuficiencë kardiake.
Nga rezultatet e analizave ka dalë se 16% e pjesëmarrësve kishin ishemi nga stresi mendor, 31% kishin ishemi nga stresi konvencional, ndërsa në 10% të rasteve u vunë re të dyja llojet e ishemisë. Studiuesit zbuluan se ata me ishemi nga stresi mendor, kishin një rrezik 2.5 herë më të lartë për atak në zemër, ose vdekje dhe një rrezik 2 herë më të lartë për t'u shtruar në spital për insuficiencë kardiake.
Norma agregate e endpointit primar ka qenë 6.9 për 100 vite/pacient mes pacientëve me ishemi nga stresi mendor dhe 2.6 për 100 vite/pacient midis pacientëve pa këtë. Një raport i rregulluar rreziku prej 2.5 u vu re për pacientët me këtë ishemi, krahasuar me ata pa. Krahasuar me pacientët pa ishemi, ata me ishemi nga stresi mendor dhe ata me ishemi stresi mendor dhe ishemi nga stresi konvencional kishin një rrezik më të lartë. Ky rrezik i rritur nuk u vu re vetëm te pacientët me ishemi nga stresi konvencional. Për më tepër, krahasuar me këtë të fundit, pacientët me ishemi nga stresi mendor dhe ishemi nga stresi konvencional kishin një rrezik më të lartë.

Shkalla e ngjarjeve të endpointit dytësor ishte 12.6 për 100 vite/pacient për pacientët me ishemi të stresit mendor dhe 5.6 për 100 vite/pacient për pacientët pa, me një raport rreziku të rregulluar prej 2.0. Autorët thonë se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar nëse testet për isheminë nga stresi mendor kanë vlerë klinike.


JAMA 2021. Doi: 10.1001/jama.2021.17649.
https://doi.org/10.1001/jama.2021.17649


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>