Kardiologji

mar22022

Hipotensioni ortostatik. Ja, si të menaxhohen simptomat

Një studim i publikuar në Heart Rhythm propozon dy teknika të thjeshta, përmes të cilave mund të menaxhojnë simptomat, pacientët e prekur nga hipotensioni ortostatik fillestar.


"Duke qenë se është manovër fizike, janë të nevojshme vetëm gjymtyrët e poshtme, të cilat pacientët mund t'i përdorin në çdo kohë dhe kudo, për të luftuar simptomat e tyre", thotë Nasia A. Sheikh, nga Universiteti Calgary në Kanada, autorja e parë e artikullit.
Siç shpjegojnë studiuesit, hipotensioni fillestar ortostatik është një formë e intolerancës ortostatike që përcaktohet nga një ulje kalimtare e presionit të gjakut kur ngrihesh në këmbë. Kjo shoqërohet me simptoma të presinkopës, përfshirë marramendjen, të përzierat dhe mjegullimin e shikimit, si dhe vetë sinkopën. Studimi përfshiu 24 gra me moshë mesatare 32 (± 8) vjeçe, të cilat plotësonin disa kritere për përfshirje, mes të cilave, që ishin prekur nga të paktën 4 episode presinkope dhe sinkope në muaj, pas ngritjes. Përveç kësaj, pasi të ishin ngritur në këmbë, duhet të kishin pasur një ulje të presionit të gjakut sistolik prej të paktën 40 mmHg. Gjithsej, 22 gra përfunduan 3 manovrat e parashikuara në studim: një kontroll, ku duhej të ngriheshin pa ndërhyrë, një që përfshinte një ndërhyrje PREACT (para-aktivizimi i muskujve) dhe një tjetër me TENSE (tendosje të muskujve).
Ndërhyrja e parë përkonte me aktivizimin paraprak të muskujve të pjesës së poshtme të trupit përpara ngritjes në këmbë, i arritur përmes ngritjes së përsëritur të gjunjëve. E dyta përfshinte tensionimin e muskujve të poshtëm të trupit përmes kryqëzimit të këmbëve, gjë që u bë menjëherë pas ngritjes. Si rezultat, të dyja ndërhyrjet përmirësuan rënien e presionit të gjakut në krahasim me kontrollin, gjë që çoi në pakësimin e simptomave. Kjo ndodhi për shkak se PREACT-i rriti nivelin kardiak dhe TENSE, vëllimin sistolik. "Studimi ynë tregon fiziologjinë e hipotensionit ortostatik fillestar dhe shqyrton dobinë e manovrave fizike që mund t'i ndihmojnë pacientët të menaxhojnë simptomat e tyre.

Diagnoza e hipotensionit fillestar ortostatik identifikohet nga pacientët si një hap i parë kritik për t'iu mundësuar atyre të kuptojnë dhe kontrollojnë simptomat dhe kështu, të minimizojnë çrregullimet në jetën e përditshme, të shkaktuara nga kjo gjendje e zakonshme, por përgjithësisht kjo nuk ndodh", shpjegoi Mary Runté, nga Universiteti i Lethbridge në Kanada, një ndër nënshkruesit e studimit.


Heart Rhythm 2022. Doi: 10.1016/j.hrthm.2021.12.030.
https://doi.org/10.1016/j.hrthm.2021.12.030


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>