dhj82022
Kafeina dhe efektet e saj mbrojtëse në sistemin kardiovaskular
Konsumi i kafeinës te një i rritur varion mesatarisht nga 400 deri në 600 mg në ditë, rreth dy deri në tre filxhanë kafeje. Studime të shumta tregojnë se konsumatorët e kësaj sasie kafeine kanë një rrezik të reduktuar për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare, por prej kohësh, nuk ka pasur një shpjegim biokimik për këtë fenomen.
Kafeina modifikon aktivizimin e gjeneve specifike
Në një studim të fundit, të botuar në revistën Nature Communications, studiuesit kanadezë zbuluan se kafeina është përgjegjëse për aktivizimin e një efekti kaskadë që në fund ul kolesterolin LDL në gjak, të ashtuquajturin kolesterol "të keq". Në veçanti, kafeina rrit nivelet e Ca2+ në retikulumin endoplazmatik hepatik (ER) duke bllokuar aktivizimin transkriptues të proteinës që lidh elementët rrregullatorë me sterolet 2 (SREBP2), përgjegjëse për rregullimin e PCSK9-tës. Duke zbutur nivelet e PCK9-tës në gjak, ka një shprehje më të madhe të receptorit LDL të vendosur në sipërfaqen e mëlçisë dhe një pastrim më të madh të kolesterolit LDL.
"Këto gjetje kanë implikime të gjera pasi e lidhin kafeinën e konsumuar gjerësisht me metabolizmin e kolesterolit në nivel molekular", tha Richard Austin, autor i studimit dhe profesor në Departamentin e Mjekësisë të Universitetit McMaster. "Ky zbulim ishte krejtësisht i papritur dhe tregon se ushqimet dhe pijet e zakonshme kanë efekte shumë më komplekse sesa mendojmë.
Nutraceutikët e rinj mund të zbusin rrezikun kardiovaskular
Ekipi zhvilloi derivate të reja të kafeinës që mund të ulin nivelet hematike të PCSK9-ës, me një fuqi më të madhe se kafeina, duke hapur mundësinë e nutraceutikëve të rinj që janë në gjendje të reduktojnë kolesterolin LDL dhe të zbusin rrezikun kardiovaskular.
Paolo Levantino
Farmacist klinik dhe gazetar shkencor
Burimi:
Nat Commun 13, 770 (2022). https://doi.org/10.1038/s41467-022-28240-9