jan102015
Duhanpirja shton riskun për diabet tip 2
Nëse aktualisht pini duhan ose e ka bërë këtë në të kaluarën ka një risk për diabet tip 2 më të lartë se sa jo-duhanpirësit, pa asnjë dallim midis gjinisë. "Dhe lidhja është e pavarur nga niveli i arsimimit, aktivitetit fizik, konsumit të alkoolit apo dietës", thotë
Annemieke Spijkerman i Institutit të shëndetit publik në Birthoven, Hollandë, dhe autore e një studimi të publikuar në
Diabetes Care. Janë të shumta provat nga të cilat mund të arrihet në përfundimin se ekziston një lidhje shkakësore midis duhanpirjes dhe diabetit tip 2. Ndër këto është një met-analizë e vitit 2014 e kryer mbi 46 studime, në të cilët duhanpirësitdukej të kishin një probabilitet të lartë për të zhvilluar diabet tip 2 në krahasim me personat të cilët nuk pinin duhan. Rezultoi se meshkujt shfaqnin një risk lehtësisht më të lartë se femrat për të zhvilluar sëmundjen. "Edhe pse lidhja shkakësore nuk është vendosur ende, është biologjikisht bindëse një lidhje mes diabetit tip 2 dhe tymit të cigares, në fakt ky i fundit është i aftë të rris nivelet e glicemisë pas një testi oral të tolerancës së glukozës dhe mund të reduktojë sensibilitetin ndaj insulinës" sqaron studiuesja, duke shtuar se tymi i duhanit lidhet edhe me një shpenzim më të lartë të energjisë dhe me uljen e oreksit, i cili mund të shpjegoj faktin pse duhanpirësit kanë një peshë trupore më të ulët dhe shtimin në peshë pas lënies së duhanit. "Duhanpirja lidhet edhe me sjellje të tjera jo të shëndetshme që mund të ndikojnë në diabet: pasiviteti fizik, konsumi i lartë i alkoolit dhe ushqimi jo i pasur me fruta dhe perime", pohon Spijkerman. Një nga studimet e përfshirë në met-analizë është edhe
European prospective investigation into cancer and nutrition (Epic)-InterAct, studim prospektiv kohort i zhvilluar në tetë shtete europiane, me 12,403 raste të identifikuar me diabet tip 2 dhe një nën-kohort rastësor me 16,835 individë. Të dhënat e marra konfirmojnë rritjen e riskut për diabet në burrat duhanpirës dhe ish-duhanpirës në krahasim me ata që nuk kanë pir kurrë duhan, pavarësisht faktorëve të mundshëm konfondues siç janë mosha, arsimi, aktivitet fizik, përdorimi alkooli, kafe dhe konsumi i mishit. "Pirja e duhanit mund të konsiderohet një faktor risku i modifikueshëm për diabet tip 2, dhe duhet të inkurajohet lënia e duhanit si një mënyrë për të parandaluar sëmundjen", përfundon studiuesja.