Diabetologji

maj72015

Diabeti i tipit 1 lidhet me një rrezik më të lartë për demencë

Diabeti i tipit 1, njësoj si dhe diabeti i tipit 2 lidhet më një nivel të lartë rreziku për demencë që mesa duket është më i lartë tek të rinjtë. Ky është përfundimi i Kate Smolina e shkollës së shëndetit publik në "University of British Columbia" në Vankuver të Kanadasë si dhe autore kryesore e një artikulli të publikuar tek "Diabetologia". "Një rritje e rasteve të diabetit të tipit 1 tek fëmijët është dokumentuar në të gjithë botën dhe në shkallë popullate, rritja e rasteve me këtë sëmundje rrjedhimisht do të sjellë ndërlikime të mëtejshme-, thotë kërkuesja. Mbeten ende për t'u zgjidhur disa çështje të rëndësishme klinike: në rastin specifik nuk është e qartë nëse patologjia lidhet me një rrezik më të lartë demence njësoj si në rastin e diabetit të tipit 2. Nëse po, cili është rreziku dhe si ndryshon ai me kalimin e moshës? "Dy lloje të zakonshme demence zakonisht janë ato për të cilat ka më shumë interes, sëmundja e Alzheimer-it si dhe demenca vaskulare-, vazhdon më tej autorja e cila bashkë me kolegët ka analizuar në një studim të përgjithshëm, të dhënat administrative mbi shtrimet, mjekimet spitalore dhe vdekshmërinë në Angli, midis viteve 1998 dhe 2011 duke zbuluar 343.062 persona me diabet të tipit 1 dhe 1.855.141 me diabet të tipit 2. "Në raport me një grup individësh jodiabetikë, rreziku i demencës ishte rritur si në diabetin e tipit 1 dhe atë të tipit 2, gjithashtu mosha e re në momentin e rikoverimit prej diabetit duket se shton më tej mundësitë për ndërlikime-, vazhdon më tej Smolina. "Ky studim jep prova të mëtejshme që diabeti i tipit 1 si dhe diabeti i tipit 2 me shumë gjasa është i lidhur me shfaqjen e demencës në të ardhmen, duke u lidhur dhe me moshën-, përfundon kërkuesja. "Reziku i demencës vaskulare ose i sëmundjes së Alzheimer-it është veçanërisht i lartë tek personat me diabet të tipit 1 në moshë të re dhe rezultatet e studimit sugjerojnë një lidhje të ngushtë mes patologjisë dhe demencës vaskulare, sesa sëmundjes së Alzheimer-it. "Meqë të dhënat tona bazohen tek statistika spitalore, nevojiten kërkime të mëtejshme për të konfirmuar ose përgënjeshtruar këtë lidhje-, përfundojnë autorët.

Diabetologia. 2015; 58(5):942-50

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>