qer302015
Studimi që sjell dëshmi për lidhjen mes diabetit dhe Alzheimerit
Duket se ka një lidhje mes diabetit dhe sëmundjes së Alzheimerit (Ad). Këtë e thotë një grup kërkuesish i "Washington University School of Medicine of St. Louis". "Rezultatet tona sugjerojnë se diabeti ose gjëndje të tjera shëndetësore të cilat e vështirësojnë kontrollin e niveleve të glicemisë, mund të kenë efekte të dëmshme në funksionimin e trurit dhe të përkeqësojnë sëmundjet neurologjike si Alzheimeri-, thotë autorja Shannon Mcauley. "Lidhja që kemi zbuluar mund të sjellë trajtime të ardhshme të cilat mund të reduktojnë këto efekte-. Kërkuesit kanë bashkuar glukozën në gjakun e minjve të cilët ishin rritur për të zhviluar një gjëndje Alzhemieri. Tek kafshët të cilat nuk kishin pllaka amiloide në tru, duke dyfishuar nivelin e glukozës në gjak, është shfaqur një rritje e niveleve të beta-amiloidit cerebral në masën 20%. Duke ripërsëritur eksperimentin tek minj më të rritur të cilin kishin zhvilluar pllaka cerebrale, nivelet e beta-amioloidit u rritën në masën 40%-. Në të vërtet lidhja midis diabetit dhe Alzheimerit studiohet prej kohësh thotë Maria Chantal Ponziani, këshilltare kombëtare AMD (Associazione Medici Diabetologi). "Përtej studimeve të zhvilluara tek kafshët, patjetër që ekziston një lidhje e llojit epidemologjik tek njeriu-, thotë Ponziani. "Në vitin 2009 një meta-analizë e publikuar tek PloSONE, kishte vënë në dukje se diabeti përgjithësisht, përkeqëson funksionet konjitive dhe lidhet më një rritje në masën 47% të demencës për të gjitha rastet dhe në masën 39% për Alzheimerin. Në një studim tjetër të zhvilluar në vitin 2011 të publikuar te "Neurology" janë përfshirë gati 1.000 pacientë mbi moshën 60 vjeç të cilët ishin në gjëndje të mirë shëndetësore dhe të cilët janë vëzhguar për gati 15 vjet duke luhatur vazhdimisht nivelin e glukozës dhe duke vlerësuar funksionet konjitive: është vënë re se ata persona të diagnosikuar me diabet, preken dyfish më shumë si nga demenca vaskulare, si nga Alzahimer-i. Sidomos ka rezultuar se kushtet e predispozuara ndaj diabetit si, toleranca ndaj karbohidrateve, janë rrezik për zhvillimin e sëmundjeve konjitive-. Sipas metodave të ndryshme me të cilat diabeti mund të përcaktojë zhvillimin e alzheimerit, ekzistojnë hipoteza të ndryshme të cilat mund edhe të mbështesin njëra-tjetrën. "Sigurisht që shumë prej studimeve edhe ato tek kafshët kanë lidhur lindjen e ndryshimeve istopatologjike cerelbrale dhe Alzheimerit me insulinorezistencën, element patogenetik i diabetit të tipit 2-, thekson Ponziani. "Janë të ndryshme hipotezat relative se si insulinorezistenca mund të reduktojë defiçitet konjitive. Është menduar se mund të reduktojë transportatorët cerebral të glukozit në qelizat nervore: si pasojë, nëpërmjet ndryshimeve komplekse të metabolizmit, mund të arrihet tek hiperfosilizimi i proteins, Tau e cila sjell degjenrimin neurofibrilar tipik të Alzheimerit-. Një tjetër hipotezë mbështet faktin se në rast insulinorezistence, qelizat cerebrale janë më të ndjeshme ndaj neurotoksinave të llojeve të ndryshme, me mbijetesë më të ulët të neuroneve në disa zona kyçe të trurit duke sjellë degjenrimin e qelizave dhe si pasojë demencën-. "Është vërtetuar se ekziston një lidhje midis ngjarjeve ipoglicemike dhe frekuencat e tyre me një rrezik të lartë për demencë në masën 2.39-, Alzheimeri është lidhur edhe me gjëndje të tjera të rrezikshmërisë kardiovaskulare si hipertensioni dhe hiperkolesterolomia të cilat mund të bashkëveprojnë me diabetin. "Presioni arterioz në veçanti lidhet me një rrezik shumë të lartë për Alzheimer dhe duke llogaritur se gati 70% e pacientëve me diabet të tipit 2 janë me hipertension , mund të ketë një lidhje edhe të këtij lloji. Është vënë re edhe se depresioni psikik lidhet me Alzheimerin dhe meqë pacientët me diabet kanë një rrezikshmëri më të lartë për depresion edhe ky raport është konsideruar si njëri nga tre mekanizmat e mundshëm ecipatologjenetikë.
J Clin Invest, 2015 May 4. [Epub ahead of print]