shk92023
Atrofia e lidhur me obezitetin, e ngjashme me atë të Alzheimerit
Sipas një studimi të botuar në "Journal of Alzheimer's Disease", atrofia e lëndës gri e lidhur me obezitetin ngjan me atë të sëmundjes së Alzheimerit.
"Dihet se mbipesha në moshën e rritur mund të çojë në komplikime shëndetësore si diabeti, hipertensioni ose dislipidemia. Megjithatë, kohët e fundit, mbipesha është lidhur edhe me atrofinë e trurit dhe rënien konjtive", shpjegon autori kryesor i studimit Filyp Moris nga Universiteti McGill në Montreal, Kanada.
Kërkime të ndryshme kanë treguar se obeziteti është i lidhur me ndryshimet që shoqërojnë me sëmundjen e Alzheimerit, të tilla si dëmtimi cerebrovaskular ose akumulimi i beta amiloidit.
"Asnjë nga studimet e kryera deri më sot asnjë studim nuk e kanë krahasuar në mënyrë të drejtpërdrejtë obezitetin dhe modelet e atrofisë së trurit në sëmundjen e Alzheimerit", vazhdon autori.
Studiuesit krahasuan modelet e atrofisë së trurit dhe akumulimin e proteinave beta dhe tau të amiloidit për obezitetin dhe Alzheimerin duke përdorur një kampion prej më shumë se 1300 individësh të ndarë në katër grupe: pacientët me Alzheimer, kontrollet e shëndetshme, përndryshe individë obezë të shëndetshëm obezë dhe individë jo obezë.
Në analizë, pacientët u ndanë sipas moshës dhe gjinisë dhe për secilin nga grupet u krijuan harta të trashësisë kortikale dhe u krahasuan me njëri-tjetrin duke përdorur analiza korrelacioni dhe teste të bazuara në permutacion.
Gjë e cila çoi në përfundimin se hartat e grupit të obezitetit ishin shumë të lidhura me hartat e sëmundjes së Alzheimerit. Edhe pse, për hartat e akumulimit të proteinave nuk u gjet i njëjti korrelacion.
"Menaxhimi i mbipeshës mund të çojë në rezultate më të mira shëndetësore, ngadalësimin e rënies konjtive të lidhur me plakjen dhe zvogëlimin e rrezikut për sëmundjen e Alzheimerit", përfundojnë autorët.
Journal of Alzheimer's Disease2023. Doi: 10.3233/JAD-220535
http://doi.org/10.3233/JAD-220535