gus272015
Obeziteti, një bakter intestinal përmirëson shëndetin metabolik
Quhet "Akkermansia muciniphila" mikrobi intestinal i cili mund përmirësojë shëndetin metabolik të personave obezë ose mbipeshë, sipas rezultateve të një studimi të publikuar në revistën "Gut". "Prania e bakterit i cili përben gati 3% deri në 5% të mikrobiomës së një personi të shëndetshëm, lidhet me një reduktim të glicemisë dhe të lipideve qarkulluese siç ka edhe një shpërndarje më të mirë të dhjamit trupor-, thotë Karinë Clement nga Instituti i kardiometabolizmit dhe ushqimit në Universitetin e Parisit, si dhe bashkautore e artikullit. Per të zbuluar dobitë e bakterit, kërkuesit kanë analizuar 49 persona prej të cilëve 11 mbipeshë dhe 38 obezë, duke i kërkuar të gjithëve të ndjekin një dietë me përmbajtje të ulët kalorike, e integruar me fibra dhe proteina për gjashtë javë e ndjekur më pas nga një dietë tjetër stabilizuese për gjashtë javë të tjera. Në fillim dhe në fund të studimit janë marrë kampione ematike për të matur nivelin e glukozit dhe të lipideve të gjakut, trigliceridet, LDL-kolesteroli dhe HDL kolesterolit. Autorët më pas kanë analizuar kampionët e fekaleve të pjesamrrësve dhe shpërndarjen e dhjamit të tyre trupor. Duke krahasuar të dhënatClement dhe kolegët e tij kanë zbuluar se subjektet me një ngarkesë më të lartë intestinale A. muciniphila kishin përqëndrime glicemike, insulinemike si dhe nivele më të ulëta të kolesterolit dhe trigilicerideve dhe shpërndarje më të mirë të dhjamit periferik në krahasim me ata që kishin një ngarkëse më të ulët bakteriale. "Dieta me një përmbajtje të ulët kalorike ka reduktuar nivelet e A. muciniphila në të gjithë pjesmarrësit, por subjektet me një ngarkesë bakteriale më të lartë në fillim të studimit kishin gjithsesi nivel bakterial 100 herë më të lartë në krahasim me pjesmarrësit me nivel më të ulët në fund të studimit-, shkruajnë autorët. "Këto rezultate sugjerojnë një lidhje domethënëse mes A. muciniphila dhe shëndetit metabolik duke u hapur rrugën kështu studimeve të mëtejshme të cilat mund të verifikojnë një përdorim terapeutik të bakterit në diabet dhe në sëmundje të tjera metabolike", përfundon Clement.