Diabetologji

maj32017

Diabeti shton riskun për Alzheimer, sidomos në etnitë orientale

tags: Alzheimer

Risku për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit është më i lartë te personat me diabet në krahasim me popullatën e përgjithshme dhe sidomos në popullsitë orientale, sipas një metanalize të publikuar në Diabetes Research and Clinical Practice. Ndonëse nuk njihet mirë eziologjia dhe mekanizmi i saktë që shkakton ndryshimet patologjike të sëmundjes së Alzheimerit, nga shumë kërkime sugjerohet se depozitimi ekstarqelizor i peptidit beta-amiloid, si pasojë e një procesimi anormal të proteinës prekursore, mund të nxitë fillimin e patogjenezës ose të kontribuojë në të.

Objektivi i rishkimit të Jieyu Zhang nga Fuzhou Medical College në Universitetin Nanchang, Kinë, ishte që të provonte të sqaronte raportin kontroversal mes diabetit dhe sëmundjes së Alzheimerit, duke u nisur nga studime afatgjata, të cilat kanë treguar një përshpejtim të rënies konjitive në të moshuarit me diabet melit. Kërkuesit e drejtuar nga Zhang shqyrtuan studime afatgjata të popullsisë që ekzaminonin lidhjen mes dy patologjive. Në total ishin 17 studime të zhvilluara në 1.746.777 individë. Rezultatet treguan se personat e prekur nga diabeti kishin një incidencë ndjeshëm më të madhe të Alzheimerit në krahasim me ata pa diabet dhe kryesisht në koortat e identifikuara me etni orientale.

"Rezultatet tona sugjerojnë se është e rëndësishme të parandalohet sëmundja e Alzheimerit te pacientët me diabet, sidomos në popullsitë lindore, - pohojnë kërkuesit. - Në pesë studime u mor në konsideratë risku në popullatat lindore, ku numëroheshin vetëm 63.253 pjesëmarrës diabetikë dhe këto rezultate janë të gjitha pozitive. Megjithatë, duke pasur parasysh shifrat jo të larta, edhe gjetjet tona për lidhjen e diabetit me sëmundjen e Alzheimerit në popullata lindore duhet të lexohen me kujdes dhe kjo fushë duhet të studiohet edhe më tej".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>