Diabetologji

jan152018

Kontrolli i rreptë i lipideve, glicemisë dhe tensionit, përmirëson kurimin e diabetit

Megjithëse terapia aktuale e diabetit u ofron pacientëve përfitime të mëdha, një ndërhyrje multifaktoriale edhe më intensive, e bazuar në një kontroll të kujdesshëm të glicemisë, tensionit dhe të lipideve, do të ofronte avantazhe të mëtejshme. Ky është rezultati i J-DOIT3, një studim japonez me përzgjedhje rastësore, i kontrolluar, i publikuar në "The Lancet Diabetes & Endocrinology".
"Nga rezultatet del në pah se sa më mirë të bëhet kontrolli i lipideve, tensionit dhe glicemisë, aq më të vogla do të jenë komplikimet mikro dhe makrovaskulare", shprehet Kohjiro Ueki, Departamenti i Diabetit dhe Sëmundjeve Metabolike në Universitetin e Tokios në Japoni, autor kryesor i artikullit. Ai shpjegon se, pavarësisht se nëpërmjet terapive aktuale për diabetin tip 2, është reduktuar dukshëm incidenca e sëmundjes, ngjarjet kardiovaskulare, nefropatia, këmba diabetike dhe retinopatia janë sëmundje ende të shpeshta në të gjithë botën.
Në studimit Japan Diabetes Optimal Integrated Treatment për 3 faktorët më të rëndësishëm të rrezikut të sëmundjeve koronare (J-DOIT3), zhvilluar më 2006-2016, janë rekrutuar 2.542 pacientë me diabet tip 2, të trajtuar nga 81 qendra japoneze dhe të ndjekura mesatarisht për rreth 8 vjet. Qëllimi ishte vlerësimi i pothuajse çdo shkaku që kishte ndikim mbi komplikimet mikrovaskulare, makrovaskulare dhe mbi vdekshmërinë. Gjatë studimit iu kushtua rëndësi një kontrolli më të rreptë të glicemisë, tensionit dhe lipideve, në krahasim me terapinë e zakonshme.
"Pas sistemimeve të duhura statistikore, të dhënat e grumbulluara treguan se ndërhyrja multifaktoriale me anë të kontrollit intensiv, kishte reduktuar me 24%, incidencën e këtyre sëmundjeve", shpjegon Ueki, duke shtuar se në grupin e studimit është vërejtur veçanërisht një reduktim i ngjarjeve cerebrovaskulare me 58%, në krahasim me pacientët e kontrollit.
"Nga J-DOIT3 del në pah se një ndërhyrje kontrolli multifaktorial, më e përqendruar në krahasim me sa është këshilluar në udhëzimet aktuale, redukton në mënyrë të veçantë iktusin dhe të nefropatinë te pacientët me diabet tip 2, në krahasim me kurat e zakonshme", komenton në një editorial Juliana Chan, Instituti i Diabetit dhe Obezitetit, Hong Kong.


The Lancet Diabetes & Endocrinology 2017. Doi: 10.1016/S2213-8587(17)30327-3
http://www.thelancet.com/journals/landia/article/PIIS2213-8587(17)30327-3/fulltext

The Lancet Diabetes & Endocrinology 2017. Doi: 10.1016/S2213-8587(17)30356-X
http://www.thelancet.com/journals/landia/article/PIIS2213-8587(17)30356-X/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>