tet222018
Diabeti. Me kriteret aktuale të kontrollit, gjysma e pacientëve nuk identifikohen
Autorët e një studimi të publikuar në "Journal of General Internal Medicine" argumentojnë se kriteret aktuale të kontrollit për diabet në bazë të moshës dhe peshës, siç rekomandohet nga Task Forca e Shërbimeve Parandaluese në SHBA (USPSTF), mund të mos zbulojnë deri gjysmën e rasteve me paradiabet dhe diabet.
"Kontrolli i hershëm është i rëndësishëm pasi do të mundësonte një trajtim të hershëm me barna dhe modifikimin e stilit të jetesës, duke shmangur komplikime potencialisht të rënda të diabetit", thotë Matthew O'Brien (Shkolla e Mjekësisë në Çikago), autori kryesor i studimit. Rekomandimet USPSTF 2015 mbështesin kontrollin për paradiabet dhe diabet te të rriturit 40-70 vjeç, të cilët janë mbipeshë ose obezë (kritere të kufizuara). USPSTF-ja gjithashtu sugjeron, por nuk e rekomandon formalisht kontrollin e njerëzve me faktorë rreziku të përcaktuar për diabet, përfshi një historik të diabetit gjestacional, sindromës së vezores policistike, përkatësia në një minoritet racor apo etnik, apo një historik familjare për diabet (kriteret e zgjeruara).
Hulumtuesit vlerësuan 3,643 njerëz që morën pjesë në Sondazhet Kombëtare për Shëndetin e Ushqyerjen dhe zbuluan se 49,7% e tyre nuk ishin diagnostikuar me vlera jonormale të glukozës në gjak. Duke i ekstrapoluar të dhënat, vlerësohet se 105 milionë amerikanë vuajnë nga disglicemia e padiagnostikuar. Duke përdorur kritere të kufizuara, do të zbulohen vetëm 47.3% e personave me probleme të sheqerit në gjak dhe do të shihen si normalë 71.4% e njerëzve që nuk kanë vlera anormale.
Kriteret e zgjeruara janë më të mira në identifikimin e rasteve të vërteta të sheqerit në gjak, duke identifikuar 76.8% të njerëzve me këtë problem, por do të pranonin vetëm 33.8% të njerëzve pa anomali. Prandaj, përdorimi i kritereve të zgjeruara do të na lejonte që të zbulonim nëpërmjet kontrolleve një numër më të madh njerëzish me paradiabet ose diabet, por do të duhej të bënim testime të mëtejshme për më shumë individë, shumë prej të cilëve, përfundimisht, do të kishin rezultate normale.
J Gen Intern Med. 2018. doi: 10.1007/s11606-018-4436-4
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29651678