Diabetologji

nën22018

Diabeti 2. Studimi krahason tre llojet e trajtimeve

Jo të gjitha barnat për trajtimin e diabetit të tipit 2 kanë të njëjtin efekt, përkundrazi, një klasë e këtyre barnave mund të mos e zvogëlojë rrezikun e vdekjes, krahasuar me placebon. Këtë e sugjerojnë rezultatet e një studimi të ri të publikuar në "JAMA", i cili krahasoi tri lloje të trajtimit: frenuesit e bashkëtransportuesit sodio-glukozë 2 (SGLT-2), peptidin glukagon-simile 1 (GLG-1) dhe agonistët e frenuesit të dipeptidil peptidazës 4 (DPP-4).

"Diabeti i tipit 2 është shndërruar në një epidemi globale, me më shumë raste se kurrë më parë. Tre kategoritë e barnave të vlerësuara nga ne janë gjithnjë e më shumë të përshkruara, por deri më tani nuk janë kryer studime klinike krahasuese të këtyre barnave me njëri-tjetrin dhe se cili prej tyre mund të jetë alternativa më e mirë për pacientët", thotë Sean Zhen (Kolegji Perandorak i Londrës), autor kryesor i studimit.

Hulumtuesit kanë dashur të verifikojnë nëse këto barna ishin të lidhura me një rrezik më të ulët të vdekshmërisë dhe kanë zhvilluar një metanalizë të 236 studimeve që krahasonin barnat me njëri-tjetrin, me një placebo ose pa trajtim, në një numër të përgjithshëm prej 176,310 pacientësh. Kështu, rezultatet treguan se të gjitha barnat e ulën nivelin e sheqerit në gjak dhe se barnat frenuese të GLT-2 ishin të lidhura me një rënie prej 1% të rrezikut absolut të vdekjes, ndërsa barnat GLP1-agoniste, me një rënie prej 0.6%. Analizat e mëtejshme zbuluan se barnat frenuese të SGLT-2 u shoqëruan me një ulje prej 21% në rrezikun e vdekjes specifike nga një ngjarje kardiovaskulare si sulmi në zemër apo goditja në tru, ndërsa GLP-1-agonistët u shoqëruan me një reduktim prej 15% të rrezikut të vdekjes nga një ngjarje kardiovaskulare.

Frenuesit e SGLT-2 u shoqëruan gjithashtu me reduktime të konsiderueshme në rrezikun e insuficiencës kardiake, krahasuar me dy trajtimet e tjera. Megjithatë, nuk kishte reduktim të rrezikut të vdekjes për të gjitha shkaqet dhe për ngjarjet kardiovaskulare për inhibitorët e DPP-4. Arsyet që qëndrojnë pas efikasitetit dukshëm të reduktuar të kësaj kategorie të barnave nuk janë të qarta, megjithëse ai mund të jetë thjesht më pak i fuqishëm se dy të tjerët.

Megjithatë, autorët theksojnë se janë të nevojshme studime të mëtejshme për të konfirmuar këto rezultate dhe se, duke qenë se këto barna janë relativisht të reja, ato do të duhet të vlerësohen gjatë një periudhe afatgjatë.

 

JAMA. 2018. doi:10.1001/jama.2018.3024
https://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/2678616


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>