Diabetologji

nën272018

Lind termi i ri që do të shprehë konceptin e vlerësimit të hemoglobinës së glikuar

Treguesi i Menaxhimit të Glukozës (Glucose Management Indicator GMI). Ky është termi i ri që do të shprehë konceptin e vlerësimit të hemoglobinës së glikuar (eA1c), konvertimin e glicemisë mesatare të gjakut, të matur me monitorimin e vazhdueshëm të glicemisë (CGM), në një vlerë të llogaritur të hemoglobinës së glikuar (HbA1c).

Kjo është, përmbledhtazi, ajo që del nga një studim i publikuar në "Diabetes Care", me autor kryesor Richard Bergenstal (Qendra Ndërkombëtare e Diabetit në Mineapolis). "HbA1c-ja tregon rrezikun e komplikacioneve kronike të diabetit, por nuk jep informacion mbi ndryshimet e menjëhershme të terapisë, duke qenë se ajo nuk zbulon kohëzgjatjen dhe kohën e hipoglicemisë dhe as nuk jep të dhëna mbi ndryshueshmërinë glicemike", shkruajnë autorët, duke shpjeguar se është pa dyshim më e dobishme të përdoret monitorimi i vazhdueshëm glicemik për të marrë informacione që japin mundësi për personalizim të trajtimit për diabetin. Midis tyre është edhe: eA1c. Kjo tingëllon mjaft e thjeshtë, por shumë mjekë dhe pacientë janë hutuar dhe frustruar nga përdorimi i eA1c-së, aq shumë saqë në vend të tij është propozuar një term që mund të kapërcejë vështirësitë që lidhen me konceptin e vlerësimit të hemoglobinës së glikuar, duke llogaritur marrëdhënien mes glicemisë mesatare dhe HbA1c-së, matur në të njëjtën kohë në gjakun venoz.

Kështu, lindi Treguesi i Menaxhimit të Glukozës (GMI), i cili u krijua për të shprehur konceptin e eA1c-së duke përdorur formulat e mëposhtme: GMI (%) = 3.31 + 0.02392 3 [glicemia mesatare në mg/dL] ose GMI (mmol/mol) = 12.71 + 4.70587 3 [glicemia mesatare në mmol/L].

Një kalkulator automatik për llogaritjen e GMI-së është në dispozicion në www.jaeb.org/gmi dhe www.AGPreport.org/agp/links.

"Ky studim ndoshta parashikon kushtet me të cilat do të përcaktohet pas pak vitesh kompensimi glicemik. Në fakt, është e mundur që me thellimin e përdorimit të CGM-së të shfaqen marrëdhëniet midis këtyre të fundit dhe zhvillimit të komplikacioneve të diabetit, gjë që do të japë mundësi më tej për rregullimin e kompensimit glicemik", përfundon Bergenstali.

 

Diabetes Care. 2018. doi: 10.2337/dc18-1581
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30224348


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>