jan162020
Diabeti. Prova të reja, në favor të semaglutides orale
Te pacientët me diabet të tipit 2, semaglutide orale redukton hemoglobinën e glikuar (HbA1c), më shumë sesa empagliflozina, në 26 javë. Në 52 javë, edhe pesha e trupit reduktohet më shumë me barin e parë. Efekti më i mirë i semaglutides, një antagonist i receptorit glucagon-like peptide 1, formulimi oral i të cilit është aprovuar shtatorin e shkuar nga FDA-ja, krahasuar me empagliflozinën, një inhibitor i bashkëtransportuesit sodium-glukozë 2, është provuar në studimin Pioneer-2.
Siç shpjegon Helena Rodbard (Konsulentët Endokrinë dhe Metabolikë, SHBA) dhe emri kryesor i studimit të publikuar në "Diabetes Care", ekzistonte tashmë një eksperiencë me semaglutiden e injektueshme, por shumë vetë ndihen ende të pasigurt për përdorimin e këtij lloj formulimi.
Në studim, janë përfshirë 822 pacientë me diabet të tipit 2, të pakontrolluar me metforminë, që janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për ta marrë trajtimin open-label një herë në ditë me semaglutide orale (14 mg) apo me empagliflozinë orale (25 mg) për 52 javë. Pas 26 javësh, reduktimi i HbA1c ka qenë më i madh me semaglutiden, krahasuar me empagliflozinën, duke përdorur dy vlerësime të ndryshme (politika e trajtimit [1,3 përkundër 0,9 pikëve në përqindje] dhe produkti në studim [1,4 përkundër 0,9 pikëve në përqindje]).
Reduktimi më i madh i HbA1c me semaglutide është vëzhguar edhe në javën e 52-të për të dyja vlerësimet. Rënia në peshën trupore, nga ana tjetër, ka qenë e ngjashme mes grupit të trajtuar me semaglutide dhe atij që ka marrë empagliflozinë në 26 javë (-3,8 përkundër -3,7 kg), ndërsa ka qenë më e madhe me semaglutide në 52 javë (-4,2 e -3,8 kg).
Numri i efekteve të kundërta, mbi të gjitha të atyre të lehta/mesatare, ka rezultuar i njëjtë. Eventet e kundërta që kanë përcaktuar ndërprerjen e trajtimit dhe që kanë ndodhur në të dyja grupet në 16 javët e para, kanë qenë më të shpeshta me semaglutiden dhe kryesisht, të lidhura me simptoma gastrointestinale.
"Ky studim ofron një krahasim mes dy klasave të barnave, gjithnjë e më të përdorura dhe që i shtohen zakonisht metforminës, kur nuk arrihet kontrolli glicemik. Kufizimi kryesor i studimit ka qenë modelimi i tij open-label", përfundon Rodbard. Ama, siç ka vënë re Cecilia Low Wang (Universiteti i Spitalit të Kolorados në Aurora), te pacientët me aterosklerozë apo me rrezik të lartë kardiovaskular, provat mbështetin ende përdorimin e empagliflozinës apo të agjentëve të tjerë që kanë bërë reduktimin e rrezikut kardiovaskular më shumë sesa semaglutide orale.
Diabetes Care. 2019. Doi: 10.2337/dc19-0883
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31530666