Diabetologji

dhj72018

Si mund të shfrytëzohet disfunksioni erektil për diagnostikimin e diabetit...

Në një studim të ri të popullsisë dhe të publikuar në "Diabetic Medicine", është zbuluar se disfunksioni erektil është më i zakonshëm tek ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2, krahasuar me kontrollet jo diabetike dhe se ai mund të shfrytëzohet për të përmirësuar diagnozën e sëmundjes.

"Disfunksioni erektil, që është i lidhur tashmë me diabetin, por nuk ka studime që merren me përdorimin e tij për të identifikuar rastet e sëmundjes. Për këtë, ne jemi përpjekur të vlerësojmë nëse saktësia e katër pikëve të rrezikut për diabet melit të tipit 2 të padiagnostikuar (FINDRISC, LA-FINDRISC; vlerësimi i Shoqatës Amerikane të Diabetit dhe Vlerësimi Peruvian i Rrezikut), përmirësohet te burrat me disfunksione të këtij lloji", shpjegon Antonio Bernabe-Ortiz (Universiteti peruan i Shkencave të Aplikuara dhe Shkolla londineze e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale), autori kryesor i studimit.

Studiuesit kanë vlerësuar 799 meshkuj me moshë mesatare 48,6 vjeç, te të cilët, prevalenca e përgjithshme e diabetit të tipit 2 ishte 9,3%. Për qëllimet e studimit, diabeti i tipit 2 është përcaktuar në bazë të kurbës glicemike pas marrjes orale të glukozës dhe diagnozës së mjekut të referuar nga pacientët, ndërsa efekti i disfunksionit është përcaktuar si: vështirësia për të arritur një ereksion gjatë 6 muajve të fundit.

Nga analiza, ka rezultuar se, krahasuar me njerëzit e shëndetshëm, ata me diabet di tipit 2 paraqesin një rritje prej 2,71 herë të mundësisë për të vuajtur nga disfunksioni. Pasi janë përjashtuar meshkujt që ishin në dijeni të një sëmundjeje diabetike (38 vetë), zona nën këndvështrimin ROC (Karakteristikat Operative të Marrësit) të disa prej sistemeve të vlerësimit të vlerësimit të rrezikut të diabetit të tipit 2 (duke përjashtuar rezultatin e Shoqatës Amerikane të Diabetit), ka rezultuar më e mirë tek ata që kishin disfunksion erektil, në krahasim me ata që nuk kishin; duke sugjeruar se konstatimi i pranisë së disfunksionit erektil para aplikimit të vlerësimit të rrezikut të diabetit të tipit 2, mund të rriste saktësinë e vetë pikëve. Shqyrtimi i disfunksionit erektil, para shqyrtimit për praninë ose jo të diabetit të tipit 2, duket se përmirëson kështu, saktësinë e pikëve të rrezikut për sëmundjen.

 

Diabet Med. 2018. doi: 10.1111/dme.13783
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30028534 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>