shk112019
Diabeti tipit 1: një infuzor i ri smart për menaxhimin automatik 24-orësh
Një infuzor që monitoron çdo pesë minuta nivelet e sheqerit në gjak për të kuptuar se sa insulinë nevojitet dhe kur nevojitet ajo, e lëshon në sasinë e duhur dhe vazhdon të monitorojë gliceminë duke e korrigjuar me kalimin e kohës, me një efekt mbrojtës 24-orësh kundër riskut të pikut.
Në Itali është i disponueshëm një mikroinfuzor "inteligjent" i përshkruar si "pajisja e parë në botë që është në gjendje të shpërndajë insulinën bazë për 24 orë të ditës në mënyrë automatike dhe të personalizuar." I aprovuar për përdorim që nga mosha 7-vjeçare, ky është "një sistem i integruar i gjeneratës së fundit që premton një hap të rëndësishëm përpara drejt automatizimit total në menaxhimin e diabetit të tipit 1." Ekspertët kanë folur për këtë në Milano, gjatë takimit "Inovacioni që krijon vlerën", në Medtronic X Value Lab-Campus la Forgiatura.
Pajisja "nxjerr në mënyrë të pavarur përfundimin se kur dhe sa insulinë të fusë në trup, shpjegohet në shënim, duke lejuar personin diabetik të kryejë modifikimet në rast nevoje dhe të stabilizojë automatikisht nivelet e glukozës". Tre përbërës: "Një sensor që mat gjatë gjithë ditës çdo pesë minuta përqendrimin e glukozës në indin nënkutan; një pajisje në brendësi të së cilës është aktivizuar një algoritëm kontrolli që llogarit dozën e insulinës që duhet shpërndarë në bazë të glicemive të zbuluara nga sensori; një pompë nënkutane (mikroinfuzor) që merr komandën e pajisjes së vendosur dhe injekton hormonin në qark duke mbyllur unazën e rregullimit. Sensori dhe pajisja komunikojnë me Bluetooth."
Nëse përdoret në mënyrë automatike, sistemi i ri kërkon "një input minimal nga ana e përdoruesve, që duhet thjesht të fusin karbohidratet e marra gjatë një vakti, të sigurojë rekomandimet e shiringave korrigjuese dhe të kalibrojë periodikisht sensorin." Por "karakteristika e shumëpritur dhe e rëndësishme", saktësohet se është "aftësia për të parandaluar dhe mbrojtur personin me diabet nga hipoglicemitë dhe hiperglicemitë. Falë një algoritmi të avancuar imitohen në fakt disa funksione të një pankreasi të shëndetshëm."
"Aftësia për të stabilizuar automatikisht nivelet e glukozës kontribuon në përmirësimin e "Time in range", pra, të përqindjes së kohës që kalojnë personat me diabet të tipit 1 në intervalin glicemik optimal të barabartë me 70-180 miligramë/decilitër", komenton Riccardo Bonfanti (spitali San Raffaele në Milano). Kjo teknologji, që "ka nivelin më të avancuar të automatizimit të disponueshëm", për momentin, për specialistin "ka një impakt të rëndësishëm në jetën e njerëzve me diabet, qoftë nga pikëpamja e cilësisë klinike, qoftë në cilësinë e jetës", saktëson specialisti.