Diabetologji

shk202019

Kontrolli i insulinës nëpërmjet një aplikacioni, falë sistemit të ri të pankreasit artificial

Sipas një studimi paraprak të publikuar në "Diabetes, Technology & Therapeutics", një sistem ndërveprues i pankreasit artificial  (interoperable Artificial Pancreas System: iAPS), që përdor një aplikacion për smartfonë, të lidhur me një sensor glukoze dhe një pompë insuline, ka rezultuar premtues te personat me diabet të tipit 1.

Aplikacioni i ri, që është testuar në fushën e protokolleve të Administratës së Ushqimit dhe Barnave mbi gjashtë adultë me diabet të tipit 1, funksionon me dy marka të ndryshme pompash dhe dy lloje sensorësh për glukozën. Aktualisht, pacientët me diabet të tipit 1, i kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak gjatë gjithë ditës. Shumë prej tyre përdorin pompat e insulinës që furnizojnë trupin me një sasi fikse të hormonit nëpërmjet një kateteri 24 orë në 24, por konsumimi i vakteve, ushtrimi fizik dhe faktorë të tjerë, mund të ndryshojnë gliceminë dhe pacienti të ketë nevojë për të rregulluar sasinë e insulinës së futur në organizëm.

"Me këtë sistem, personat mund të menaxhojnë diabetin e tyre pa qenë nevoja të nxjerrë një pompë insuline apo një sensor në publik. Thjesht, mund të shikojnë një ekran dhe askush nuk do ta kuptojë se ata kanë diabet. Përveç kësaj, pompat e sotme mund të mbajnë një fluks konstant të insulinës që mund të modulohet nga përdoruesi me një pulsant, nëse nivelet e glukozës ndryshojnë. Por, këto nuk janë pajisje inteligjente", konfirmon Eyal Dassau (Harvard John A. Paulson School në Kambrixh, SHBA), që ka drejtuar grupin e punës. Gjatë studimit që ka zgjatur 48 orë, pacientët kanë bërë ecje të gjata dhe kanë konsumuar një sasi të konsiderueshme karbohidratesh, duke ngrënë në restorant dhe duke përfshirë një akullore në darkë, pa futur të dhënat përkatëse në aplikacion.

Pavarësisht vështirësive të paraqitura në sistemin e ri, kërkuesit kanë vëzhguar një tendencë drejt përmirësimit në kohë në intervalin glicemik target që përfshin 70-180 mg/dL dhe një reduktim të konsiderueshëm të periudhave të hipoglicemisë së rrezikshme. Asnjëri nga gjashtë pacientët nuk ka shfaqur probleme të hiperglicemisë, edhe pas vakteve të pasura me karbohidrate dhe incidenca e ngjarjeve hipoglicemike është reduktuar.


Diabetes Technol Ther. 2019. doi: 10.1089/dia.2018.0278
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30547670


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>