Diabetologji

gus62019

Diabeti. AMD: Në verë, gjysma e pacientëve rrezikon të gabojë me trajtimin

I nxehti të heq urinë ose të zgjon dëshirën për ta zëvendësuar vaktin me një akullore apo me një sasi të mirë frutash. Rezultati: nëse vuani nga diabeti dhe nuk përshtatni terapinë, papritur mund të përballeni me rënie të sheqerit në gjak. Ekspertët thonë se kjo ndodh me rreth gjysmën e pacientëve, nëse përdorin ilaçe që shtojnë rrezikun e hipoglicemisë, ose përkundrazi, kulme hiperglicemie për shkak të sheqerit të tepërt, nëse kurimi nuk përshtatet me sasinë më të madhe të sheqerit që merret nga akulloret dhe frutat. Gjithë kësaj, i shtohet shpesh kompleksiteti i marrjes së të njëjtave terapi, të cilat me ndryshimin e ditëve, favorizojnë harresa dhe gabime.

Një zgjidhje, vë në dukje Shoqata Italiane e Diabetologëve (AMD), mund të vijë nga trajtimet e reja, të tilla si dulaglutidi, principi aktiv i gjeneratës së fundit, agonist i receptorit GLP1, i përdorur edhe në Itali në trajtimin e diabetit: një terapi e thjeshtë që përfshin një injeksion të vetëm në javë. Në saje të një mekanizmi veprimi të varur nga glukoza, nga mundësia për hipo dhe hiperglicemi jashtë kontrollit, ndihmon në reduktimin e peshës dhe në uljen e ndjeshme të rrezikut të ngjarjeve të tilla si vdekja kardiovaskulare, infarkti i miokardit dhe iktusi jo fatal, edhe tek ata që nuk kanë një sëmundje kardiovaskulare të vërtetuar, siç tregohet nga studimi i fundit REWIND i kryer me pothuajse 10 mijë pacientë që vuajnë nga diabeti.

"Vera mund të shndërrohet në një periudhë "kritike" për diabetikët, sepse shpesh në pushime zakonet ndryshohen dhe ushqime të ndryshme konsumohen në sasi të ndryshme nga sa ndodh zakonisht", shpjegon Domenico Mannino, president i AMD-së. E gjithë kjo mund të ndikojë te sheqeri në gjak dhe terapitë duhet të rishqyrtohen: nëse përdorni barna që janë të lidhura me një rrezik më të madh për hipoglicemi, mund të keni një rënie të papritur të sheqerit, duke ngrënë më pak, ndërsa në raste të tjera trajtimi mund të mos jetë i mjaftueshëm".

"Kur je me pushime, është më e vështirë t'i shpëtosh tundimit, thotë Paolo Di Bartolo, presidenti i zgjedhur i AMD-së. Prandaj, disa rekomandime janë të dobishme: mos harroni të pini shumë, të merreni me sporte që venë trupin në lëvizje, të mos ekspozoheni shumë në diell, të kontrolloni shpesh glukozën në gjak, për të rregulluar tensionin e gjakut. Këto janë vetëm disa nga këshillat më të rëndësishme. Është e dobishme që të flisni me specialistin para pushimeve dhe të kërkoni këshilla nutricionale. Vëmendje e veçantë dhe kujdes u duhet kushtuar ndryshimeve në dietë dhe në aktivitetin fizik, sidomos nëse po merrni barna që lidhen me një rrezik të lartë për hipoglicemi, siç janë insulina, sulfoniluret, repaglinide. Kështu pra, terapia "verore" kërkon një rikalibrim të dozave dhe nëse është shumë kompleks, aderimi ndaj trajtimit është në rrezik. Sidoqoftë, prej vitesh, janë në dispozicion disa barna që e bëjnë më të lehtë menaxhimin e trajtimit në këtë fazë të vitit, siç janë agonistët e receptorit GLP1: veprimi i tyre varet nga përqendrimi i glukozës, prandaj nuk është një efekt hipoglicemik, por më tepër, anti-hiperglicemik. Kjo përkthehet në mungesë të rrezikut për hipoglicemi; një shembull, dulaglutide, me administrime javore, e lehtëson në masë të madhe menaxhimin e terapisë dhe aderimin në të, qoftë me pushime, qoftë jo".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>