Diabetologji

jan292020

Indeksi i ulët i masës trupore, ndihmon edhe ata më pak të rrezikuar për diabet

Indeksi i ulët i masës trupore (IMT) është i lidhur në mënyrë konstante me një rrezik të reduktuar për diabet të tipit 2 mes popullatës me histori familjare, faktorë rreziku gjenetik dhe peshë të ndryshme, sipas një studimi të ri të publikuar në "Plos Medicine".
"Ndërhyrjet për rënien në peshë kanë treguar se ofrojnë përfitime të qarta në reduktimin e rrezikut për diabet të tipit 2 në subjektet me rrezik të lartë dhe prediabetikët, por nuk janë studiuar mirë tek individët me rrezik më të ulët për diabet", shpjegon Manuel Rivas (Universiteti Stanford), autori kryesor i studimit.

Kërkuesit kanë vlerësuar lidhjen midis IMT-së, historisë familjare të diabetit dhe faktorëve të rrezikut gjenetik te 287.394 individë me origjinë britanike, të regjistruar në Biobank UK nga 2006 deri në 2010, kur ishin 40-69 vjeç. Gati 5% e pjesëmarrësve morën një diagnozë të diabetit tip 2 gjatë ndjekjes dhe analiza e të dhënave konfirmoi se përhapja e diabetit shoqërohej me një IMT më të lartë, histori familjare të tipit 2 dhe faktorë gjenetikë të rrezikut. Ekspertët vunë në dukje se një ulje prej 1 kg/m2 në IMT-në e trupit shoqërohej me një ulje 1,37 herë në rrezikun e diabetit të tipit 2 në subjektet jo në mbipeshë, me indeks të masës trupore më të vogël se 25 dhe asnjë histori familjare të diabetit, me një efekt të ngjashëm me atë të arritur duke zvogëluar IMT-në tek individët obezë me histori familjare të sëmundjes.

"Këto rezultate sugjerojnë që të gjithë individët mund të zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun e diabetit të tipit 2 përmes rënies në peshë, megjithëse duhet të peshohen me kujdes, pasi nuk kanë marrë në konsideratë ndërhyrjet efektive për rënien në peshë. Për më tepër, mbetet akoma për t'u verifikuar nëse rënia në peshë që ndodh me kalimin e kohës gjatë jetës, pas dekadash në mbipeshë, mund të ketë të njëjtin efekt në shëndet", përfundojnë autorët.

 

Plos Medicine 2019. Doi: 10.1371/journal.pmed.1002982
https://doi.org/10.1371/journal.pmed.1002982


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>