shk202020
Diabeti i tipit 1. Shqyrtohet raporti mes shtimit të incidencës dhe faktorëve ambientalë
Një punim i publikuar në "The Lancet Diabetes & Endocrinology", që mban firmën e një grupi kërkuesish të Shkollës së Shëndetit Publik në Kolorado, vlerëson nëse shtimi i frekuencës së diabetit të tipit 1 mund të shpjegohet me ekspozimet e mundshme ambientale. "Incidenca e diabetit të tipit 1 është shtuar me 3% në tre dhjetëvjeçarët e fundit. Një rritje kaq domethënëse duket shumë e shpejtë, për të qenë e varur nga gjenetika, gjë që sugjeron një rol të mundshëm të luajtur nga faktorët ambientalë", thotë Jill Norris, epidemiologe dhe bashkautore e artikullit.
Skenaret e simuluara nga kërkuesit, tregojnë se një faktor i mundshëm mjedisor, i rritur në mënyrë konstante nga të qenit thuajse i munguar në popullsi, në thuajse i gjithëpranishëm, duhet të shtojë një rrezik në masën 5, për të shpjeguar një shtim vjetor prej rreth 3% të incidencës së diabetit të tipit 1. Megjithatë, pjesa më e madhe e faktorëve mjedisorë ka një rrezik relativ më të ulët se 2. "Me diabetin e tipit 1 janë lidhur faktorë të ndryshëm mjedisorë, por asnjëra prej këtyre lidhjeve të mundshme nuk është aq e madhe sa të shpjegojë, më vete, një rritje kaq të shpejtë të incidencës", thotë Norrisi, duke shtuar se studimet e zhvilluara më parë mbi prevalencën e ndryshme të këtyre ekspozimeve në kohë, nuk janë bindëse dhe aq më pak, koherente.
"Në mungesë të të dhënave të sigurta dhe përfundimtare, janë të nevojshme kërkime të mëtejshme dhe ekziston mundësia që më shumë faktorë të njëkohshëm të mund të shpjegojnë shtimin e rasteve të diabetit të tipit 1", shkruajnë autorët, duke saktësuar se entiteti i lidhjeve të vëzhguara mund të jetë nënvlerësuar për shkak të gabimeve të matjes së ekspozimit apo modelimit të gabuar të lidhjeve komplekse ekspozim-kohë-përgjigje.
"Identifikimi i faktorëve ambientalë që ndikojnë në rrezikun e diabetit të tipit 1, është shumë i rëndësishëm si për shkak të implikimeve në kuptimin e parandalimit, ashtu edhe sepse kështu do të mund të kuptonim më mirë arsyet që qëndrojnë në bazë të një incidence të tillë të përbashkët të sëmundjes, në nivel popullsie".
Lancet Diab Endoc 2020. Doi: 10.1016/S2213-8587(19)30412-7
https://doi.org/10.1016/S2213-8587(19)30412-7