Diabetologji

dhj222021

Një hormon i sapozbuluar mund të luajë rol kyç në diabetin e tipit 1 dhe 2

Hormoni i zbuluar së fundmi, që ndihmon në rregullimin e metabolizmit quhet fabkin dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e diabetit të tipit 1 dhe tipit 2. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur një studim i publikuar në Nature, nga kërkuesit e Qendrës për Kërkime Metabolike Sabri Ülker në Harvard TH Chan School of Public Health, i cili tregon se nivelet hematike të fabkinit janë ngritur në mënyrë anormale, si te minjtë, ashtu edhe te pacientët me diabet të tipit 1 ose 2.

Studiuesit, të udhëhequr nga Gökhan Hotamisligili, profesor i gjenetikës në Universitetin e Harvardit dhe drejtor i Qendrës Sabri Ülker, zbuluan se bllokimi i aktivitetit të fabkinit parandalon zhvillimin e të dyja formave të diabetit te kafshët. "Fabkini ka të ngjarë të luajë një rol të ngjashëm te njerëzit dhe kompleksi hormonal mund të jetë një objektiv premtues terapeutik", shkruajnë studiuesit, duke shpjeguar se në rregullimin e metabolizmit janë të përfshira shumë hormone, si insulina dhe leptina. Fabkini ndryshon nga hormonet tradicionale, pasi nuk është molekulë e vetme me një receptor të vetëm të përcaktuar, por një kompleks proteinik funksional i përbërë nga proteina të shumta, përfshirë proteinën lidhëse të acideve yndyrore 4 (FABP4), adenozinë kinazën (ADK) dhe nukleozidin difosfat kinazë (NDPK). "Nga këtu rrjedh emri fabkin, një përbërës me aftësinë për të rregulluar sinjalet energjetike jashtë qelizave, të cilat veprojnë përmes një familjeje receptorësh për të kontrolluar funksionin e qelizave të synuara", vazhdon Hotamisligili.

Më tej, ai përfundon: "Për shumë dekada ne kemi kërkuar sinjalin që komunikon gjendjen e rezervave të energjisë në adipocite për të gjeneruar përgjigje të përshtatshme endokrine, siç është prodhimi i insulinës nga qelizat beta pankreatike. Tani kemi zbuluar se në diabet, fabkini kontrollon funksionin e qelizave përgjegjëse për prodhimin e insulinës: kur përdorëm një antitrup për të neutralizuar fabkinin te minjtë, kafshët nuk e zhvilluan diabetin. Dhe, kur antitrupat iu dhanë minjve obezë diabetikë, ata u bënë sërish të shëndetshëm".


Nature 2021. Doi: 10.1038/s41586-021-04137-3
http://doi.org/10.1038/s41586-021-04137-3


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>