mar32022
Rreziku i diabetit dhe hipertensionit është më i lartë te gratë që kanë pësuar abort spontan
Gratë që kanë pësuar një abort spontan janë më të rrezikuara se të tjerat, për të zhvilluar diabet melit dhe hipertension. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në PLOS ONE.
"Duke pasur parasysh se diabeti dhe hipertensioni janë shkaqet kryesore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, gratë me një histori aborti mund të përfitojnë nga monitorimi periodik i shëndetit të tyre metabolik", shkruan Kelvin Okoth, nga Universiteti i Birmingamit, nënshkruesi i parë i studimit. Bëhet fjalë veçanërisht për një studim kohorte retrospektiv të bazuar në popullatë duke përdorur të dhëna për periudhën 1995-2016 nga Baza e të Dhënave të Kërkimeve Mjekësore IQVIA në Mbretërinë e Bashkuar. Në të u përfshinë 86.509 gra 16-50 vjeçe (mosha mesatare, 31 vjeçe), që kishin pësuar një abort. Ky grup grash, i quajtur grupi i "ekspozuar", u krahasua me 329,865 gra pa këtë ngjarje, bazuar në parametra të ndryshëm, si: mosha, duhanpirja dhe indeksi i masës trupore. Kështu, gjatë periudhës së ndjekjes (mesatarisht, për 4.6 vjet) gjithsej 792 gra zhvilluan diabet në grupin e ekspozuar, me një normë incidence prej 1.44 për 1000 vjet.
Në grupin e paekspozuar, 2225 gra kanë pasur këtë patologji, me një normë incidence prej 1.26 për 1000 vjet. Gratë që zhvilluan hipertension ishin 1,995 (shkalla e incidencës 3,73 për 1,000 vjet) dhe 1,605 (shkalla e incidencës 3,39 për 1,000 vjet, respektivisht). Kështu u zbulua se gratë me abort kishin më shumë gjasa se të tjerat që të zhvillonin diabet dhe hipertension, edhe pas përshtatjes sipas disa faktorëve ngatërrues (raportet e rregulluara të normës së incidencës 1.25 dhe 1.07, respektivisht).
"Janë të nevojshme studime të ardhshme për të konfirmuar gjetjet e këtij studimi, për të sqaruar mekanizmat biologjikë që qëndrojnë pas lidhjeve të vëzhguara dhe për të vlerësuar nëse ndërhyrjet që parandalojnë abortin do të jenë efektive në reduktimin e barrës së tepërt të diabetit dhe hipertensionit te gratë që kanë pësuar abort", përfundojnë kërkuesit.
PLOS ONE 2022. Doi: 10.1371/journal.pone.0261769.
https://doi.org/10.1371/journal.pone.0261769