Diabetologji

qer292022

Dieta e shëndetshme predispozon më pak për diabet, në të gjitha nivelet e rrezikut gjenetik

Cilësia e të ushqyerit dhe rreziku gjenetik lidhen drejtpërdrejt dhe në mënyrë të pavarur me gjasat e zhvillimit të diabetit të tipit 2 (DM2), sipas një studimi të publikuar në PLOS Medicine, me autor kryesor Jordi Merino (General Hospital, Boston), në të cilin morën pjesë më shumë se 35,000 të rritur amerikanë. Me fjalë të tjera, ushqimi i shëndetshëm lidhet me mundësi më të ulët për të zhvilluar DM2, në të gjitha nivelet e rrezikut gjenetik.

"Gjenetika dhe mënyra e jetesës dihet se kontribuojnë në rrezikun individual për DM2", thotë studiuesi, duke shtuar se kërkimet e mëparshme demonstrojnë një reduktim të rrezikut të DM2 lidhur me një mënyrë jetese të shëndetshme përmes profileve gjenetike. Por ende e paqartë është nëse profilet gjenetike ndërveprojnë të paktën pjesërisht me faktorët e rrezikut që lidhen me stile të ndryshme jetese. Për të hetuar këtë temë, Merinoja së bashku me kolegët e tij analizuan të dhënat nga tre studime të mëdha grupore që përfshinin 35,759 punonjës të kujdesit shëndetësor të ndjekur për 902,386 vite/njerëz. Duke vepruar kështu, ata zbuluan se cilësia e dobët e dietës dhe rritja e rrezikut gjenetik të përgjithshëm ose specifik ishin të lidhur në mënyrë të pavarur me një rrezik të shtuar të DM2. Por jo vetëm. Të dhënat e mbledhura tregojnë se brenda çdo kategorie të rrezikut gjenetik, një cilësi e lartë e dietës, krahasuar me një cilësi të ulët, lidhet me një rrezik të DM2 më të ulët, me gati 30%.
Së fundi, autorët demonstruan se shanset për të zhvilluar DM2 që i atribuohen kombinimit të rritjes së rrezikut gjenetik dhe cilësisë së dobët të dietës, ishin të ngjashme me rreziqet që lidhen me secilin faktor individual.

"Studimi është i kufizuar nga fakti se të dhënat e marra nga ky grup gjithëpërfshirës në SHBA mund të mos jenë të përgjithësueshme për popullatat e tjera", thotë Merinoja, duke shtuar se këto gjetje mund të hapin rrugën për hartimin e strategjive të reja për të përmirësuar parandalimin e diabetit.

 

PLOS Medicine 2022. Doi: 10.1371/journal.pmed.1003972
http://doi.org/10.1371/journal.pmed.1003972


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>