Focus

qer122014

Skicofrenia, efikaciteti i antipsikotikëve long-term i ngjashëm si për preparatet e rinj, dhe për të vjetrit.

Në  adultët me skicofreni ose me crregullime skicoafektive, trajtimi me antipsikotikë të rinj nuk rezulton më efektivë se përdorimi i antipsikotikëve të hershëm si haloperidoli, kjo sipas një artikulli të publikuar në JAMA së fundmi. "Antipsikotikët e injektueshëm me kohë të gjatë veprimi (long-term) përshkruhen nga mjekët për të përmirësuar respektimin e terapisë nga pacientët hde për të reduktuar frekuencën e recidivave", nis Scott Stroup, studiues në institutin psikiatrik të New York-ut dhe bashkëautor i artikullit. Dhe për të vlerësuar efikasitetin e komponimeve të gjeneratës së re, në krahasim me  të vjetrën, psikiatri dhe kolegët caktuan rastësisht 311 pacientë që ti nënshtroheshin  injeksioneve  mujore të haloperidolit ose paliperidone palmitate për 24 muaj. Shkalla e efektivitetit apo dështimit u mat nga numri i shtrimeve në spitalin psikiatrik, nevojën për të stabilizuar krizat, frekuenca e vizitave ambulatore, pamundësia për të lënë terapinë orale me antipsikotik brenda 8 javëve nga fillimi i injektimeve ose nga pezullimin i këtyre të fundit për shkak të nenefiteve të pakta. E pra, në përfundim studiuesit nuk gjetën diferencë sinjifikative në efikasitetin apo dështimin e terapisë me paliperidon, në krahasim me përdoruesit e haloperidolit. Shkalla e recidivave ishin respektivisht 33.8% me 32.4%. Për sa i përket efekteve negative studiuesi shprehet: "Këto rezultate i bashkangjiten një studimi të më hershëm me rezultate të përafërta përsa i përket efekteve të padëshiruara, dhe shfaqjeve acute të sëmundjes. Duke marrë parasysh koston e përdorimit të njërit apo tjetrit preparatë, 35 kundrejt 1000 dollarëve, zgjedhja e barit do të duhet të marr në klonsideratë edhe këto efekte ekonomike." Gjithë kjo është është e vërtetë për pjesën dërmuese të antipsikotikëve, me përjashtim të klozapinës e cila ka efekt shumë të mirë në skicofreninë rezistente ndaj trajtimit por është e limituar në përdorim për shkak të efekteve anësore dhe të padëshirueshme. "Të dhëna të mëtejshme janë të nevojshme për të karakterizuar më mirë rriskun relativ të efekteve negative, shqyrtimi i pasojave afat-gjatë, dhe për të identifikuar markuesit biologjikë që lejojnë një qasje të personalizuar," përfundon Stroup.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>